Lexoni edhe:
Ngjarje e vërtetë: Si më dhunoi i biri i dashnorit (6)
Shikoja se si zemërimi në sytë e Veliut shndërrohej ngadalë dhembje, derisa brenda tij zhvillohej një betejë e brendshme. Më duhej ta bindja në vërtetësinë e fjalëve të mia. Mundohesha ta prekja, por ai i ikte prekjes sime. Në atë moment të shkurtër kuptova se e kisha humbur. - Nuk dua të të shoh kurrë më. - Shpresoj që nuk je duke menduar kështu me të vërtetë, Veli? - O, po, po! Mendoj që ç'ke me të, bile! Neveritem nga ajo që ke bërë ti. - Shpresoj që tani je i kënaqur - i bërtita Fitimit, mora rrobat e mia dhe u largova.
Ngjarje e vërtetë: Si më dhunoi i biri i dashnorit (6)Lexoni edhe:
Me Veliun çdo gjë mori fund. Më evitonte në çdo aspekt e mua sinqerisht më mungonte dashuria e tij, por edhe miqësia. Kulmi i kësaj ironie kishte të bënte me bindjen e Samirit, se unë isha e shqetësuar për të, prandaj ai vendosi që të kalonte më shumë kohë me mua dhe me fëmijët. Një darkë mu ankua haptazi. - Gane, e di se martesa jonë nuk mund të thuhet se është ideale, por gjithmonë kemi ditur si t'ia dalim mbanë me vështirësitë. Por, kohëve të fundit gjithçka është disi ndryshe. Më dukesh aq e largët. - Samir, nuk do të doja të flisja tani për këtë... - E di se këtë e kam merituar vetë, por të lutem mos ma kthe shpinën. Bisedo me mua, para se gjërat të na dalin nga kontrolli. Përndryshe i fortë si shkëmb, Samiri tani qëndronte para meje i shtrydhur dhe i poshtëruar. Ishte tejet jo e zakonshme të shihje lot në sytë e mashkullit i cili gjithmonë thoshte se "burrat nuk qajnë". - Mirë, Samir, të bisedojmë. - Ti dëshiron të më braktisësh, apo jo? - Prej nga të erdhi kjo ide? - E ndjej këtë tash e një kohë të gjatë. - Jo, kurrë nuk kam menduar të të lë - mundohesha që ta bindja. - Ti më thua kështu vetëm që të më ngushëllosh. - Samir... - Jo, më lejo që ta mbaroj - më ndërpreu. - Këtë do ta kem vështirë të ta them. E di se nuk kam qenë gjithmonë pranë teje dhe fëmijëve dhe më vjen keq për këtë. E vetmja gjë që të lutem është që ta ma japësh edhe një shans, që ta dëshmoj dashurinë time ndaj teje. Unë dua që ta shpëtoj këtë martesë.
Ti je femra e vetme që kam dashur ndonjëherë, përkundër të gjitha atyre aventurave të mia. E di se ti e dije për to. Por, përkundër kësaj, kurrë nuk më ke ndëshkuar për to. Të lutem, nëse më do ende sado pak, mos më braktis. Jepna edhe një shans. Pasi që mbaroi, në sy i shihej një hezitim rreth asaj se si do të jetë përgjigja ime. Por, unë nuk thash asgjë, vetëm iu hodha në përqafim me sytë e mbushur me lot. Ende e doja Samirin. Në fakt, kurrë nuk kisha pushuar ta doja. Ndoshta lidhja jashtëmartesore dhe përfundimi i saj kishin pasur vetëm një qëllim - që përsëri të na ofronin mua dhe burrin tim. Nëse është kështu, atëherë me tërë zemër pranoj gjithçka që më ndodhi - duke përfshirë edhe atë episodin e pështirë me të birin e Veliut. FUND
(Kosova Sot Online)