Lexoni edhe:
Roman dashurie: Shumë larg shtëpisë (12)
Adelina ia preku flokët e tij duke i thënë, "Ti më pëlqen shumë, kjo është më se e sigurt". Ai e kishte shikuar atë dhe kishte vërejtur copëza të vogla të çokollatës, që i kishin mbetur nëpër dhëmb. "Do të mund të ishe miku im më i mirë", tha ai. "Nuk e kam ende një të tillë". Adelina ishte prekur. Kam vend të lirë në departamentin e mikut më të mirë". "Çfarë bëhet me Tefikun" pyeti ai. Sytë e tij u hapën më shumë. "Ku e ke dëgjuar këtë emër"? "Nëna dhe ... Dhe kur e ka përmendur Nëna, ajo ka thënë se ai gjithmonë ka ardhur për të takuar". "Ai përfundimisht është një mik", e pranoi Adelina, "Por se statusin e mikut më të mirë e kam rezervuar për ty". Ajo ia vodhi edhe një keksë nga çanta e tij dhe ia përplasi me simpati qesen e keksëve për gjoks.
"Hej, nuk do të ndajmë më gjë", deklaroi ai. Ajo e ngriti djaloshin lart duke ia dhënë një përqafim dhe duke e gudulisur. Ajo e gudulisi, ai po qeshte pa ndalur, e ajo ndaloi vetëm atëherë kur mendoi se do ta lëndonte. "Ti duhet t'i kesh fëmijët e tu", i tha Omeri i vogël. Atëherë do të kesh dikë të mirë të luash me të". Adelina e lëshoi atë në tokë, dhe më pas ia ledhatoi flokët. "Në përgjithësi nuk jam një lloj njeriu që të tjerët e përshkruajnë si qesharak, por më vjen mirë që po mendon kështu". I tha ajo kështu me një buzëqeshje në fytyrë.
Roman dashurie: Shumë larg shtëpisë (12)Lexoni edhe:
"Tani, përfundoi këta keksë dhe më duhet të dërgoj në shtëpi, para se të futem në telashe". Pasi Adelina ia ktheu djalin Besës, ajo u largua me shpejtësi. Ajo nuk po mundej të ndalonte të mos mendonte për Tefikun dhe ishte e vendosur t'i kërkonte të falur për faktin se kishte ikur prej tij. Ajo kishte vendosur të shkonte te vendi ku ai punonte, por, për fat të keq, ai tashmë nuk ishte aty kur ajo kishte arritur atje. "Ai ka dalë me barkën e tij në ujë", i tha një djalosh më i ri. "Provo ta gjesh te "Sandy Point". "Të faleminderit" tha Adelina, e pavendosur nëse do të duhej të shkonte pas tij. Nëse ai po kënaqej në një ditë të qetë me kajak, kush ishte ajo që ta shkatërronte me praninë e saj?
"A jeni ju Adelina", e pyeti djaloshi nga banaku. Vetullat e Adelinës u mbyllën. "Po". Ai e shikoi. "Në rregull, tani po e kuptoj". Ai doli përtej për t'ia shtrënguar dorën për t'u njoftuar me të". "Më vjen mirë që u takuam". Kur Adelina kishte arritur te lumi, ajo nuk pa gjë, pos një figurë njeriu nga larg që po shihej në horizont. Ajo po i shikonte lëvizjet e tij dhe përmes asaj që po shihte, ishte shumë e sigurt se ai ishte Tefiku. Ajo po ia bënte me duar atij, poshtë dhe lart, me shpresën se do ta tërhiqte vëmendjen e tij. Përderisa kajaku po afrohej më afër Adelina po besonte se ai e kishte parë tashmë atë. Kur ai ishte afruar aq sa ta shihte fytyrën e saj, ajo disi u ndje e dridhur. Flokët e tij të zeza po i dërgonte era në të gjitha anët. Për një moment ajo kishte harruar pse ishte aty. (vijon)
(Kosova Sot Online)