E dua të dashurin tim, por kurrë nuk kemi bërë s*ks, Ja nga çfarë ‘frikësohet’ ky çift
“E dua të dashurin tim, por kurrë nuk kemi bërë seks, sepse jemi të shqetësuar për HIV-in”, kështu e nis rrëfimin një 31-vjeçare për “Dear Dedre”, të “The Sun”.
“Askush nga ne nuk ka pasur një marrëdhënie seksuale më parë. Unë jam 31 vjeç dhe ai 25, dhe jemi takuar në një faqe takimesh online.
Tani jemi shumë të dashuruar. Ne flasim çdo ditë, por nuk jemi takuar për shkak të pandemisë.
Kemi folur për seksin, por jemi të shqetësuar për shkak të HIV-it.
A ka ndonjë rrezik që të infektohemi? A ia vlen të bëjmë një test para se të kryejmë marrëdhënie seksuale?”
“Dear Deidre” thotë:
“Do të ishte shumë e vështirë të infektoheshit me HIV ose me ndonjë sëmundje tjetër seksualisht të transmetueshme, nëse nuk keni pasur kurrë marrëdhënie seksuale, por disa njerëz mund të lindin me HIV nëse një prind e ka atë.
Për të qenë të sigurt, një test i përgjithshëm i HIV-it për të dy, do t’ju japë siguri.
Shumë njerëz që jetojnë me HIV bëjnë jetë të shëndetshme, pasi është e shërueshme.
Për të shmangur përhapjen e koronavirusit duhet të prisni derisa të lehtësohen kufizimet”.
(Kosova Sot Online)