Ja pesë shenjat që tregojnë se trupi yt ka nevojë për s*ks
Nëse nuk keni një partner, duke lexuar këtë artikull do të njihni shenjat që mund të tregojnë se trupi juaj ka nevojë për të pasur raport intim.
Larg stereotipit të romantizmit femëror, madje edhe për gratë, të bërit dashuri është përrallore dhe ju ringjall kur ju keni një ditë të keqe ose në një kohë të keqe, shkruan “Skinny Runner”.
Jo vetëm kaq, raportet shkaktojnë një seri procesesh kimike që i ndihmojnë njerëzit të jenë më të qetë. Pra, çfarë ndodh kur ne nuk e kemi bërë këtë për një kohë të gjatë?
Këtu është lista e sinjaleve që trupi juaj ka urgjentisht nevojë për të bërë seks.
Pagjumësi
Të bërit e dashurisë prodhon hormonin e oksitocinës, i cili është një nga më të mirët për të fjetur siç duhet. Prandaj thënia e famshme “kam fjetur si fëmijë” vlen në këtë rast. Dashuria është një nga aktivitetet e pakta që e mban njerëzimin të shëndetshëm.
Stres dhe humor i keq
Thuhet se kur dikush është në humor të keq është sepse ai ka mungesë seksi. Mungesa me javë ose muaj mund të prekë një person dhe ta bëjë atë të sillet në një mënyrë neurotike, pasi ai mbizotërohet nga emocione negative si pesimizmi, zhgënjimi dhe pasiguria.
Mungesa e shkëlqimit në lëkurë
Nëse shikoni veten në pasqyrë dhe shihni lëkurën tuaj si ajo e një krokodili, me siguri keni nevojë për një argëtim në dhomën e gjumit. Duket qesharake, por raportet ndihmojnë lëkurën të hapë poret dhe të lëshojë papastërtitë dhe toksinat që prodhojnë papërsosmëritë në lëkurë.
Dhimbje koke
A mendoni se ish-i juaj është përgjegjës për migrenën tuaj? E ke gabim! Është mungesa e tij që ju krijon dhimbje koke. Gjatë marrëdhënies seksuale lëshojmë serotoninën dhe endorfinat, hormonet tipike të lumturisë që shërbejnë gjithashtu për të qetësuar trupin dhe kokën.
Çrregullime psikologjike
Mungesa e marrëdhënieve fizike shkakton mungesë të vetëvlerësimit dhe depresionit në situata të ndryshme. Mos kontrollimi i këtyre emocioneve mund të krijojë ankth dhe zhgënjim.
(Kosova Sot Online)