Lexoni edhe:
Roman dashurie: Ai i vërteti (24)
“Psychology Today” zbulon nëntë gjërat që meshkujt mendojnë për flokët tuaj.
Poshtë çarçafit, meshkujt duan një zeshkane
71 për qind e të pyeturve në studim thanë për “Garnier” se shohin si partnere ideale një femër me flokë të errët (ndoshta edhe për shkak se një e katërta e bruneve e kanë vlerësuar veten si mbi mesatare në shtrat, në mënyrë më të konsiderueshme se biondet apo flokëkuqet).
Roman dashurie: Ai i vërteti (24)Lexoni edhe:
Ata pëlqejnë gjërat që shkëlqejnë
Dhe kjo përfshin edhe flokët. Paraprakisht, referuar një studimi për “UK Telegraph”, 72 për qind e meshkujve kanë votuar që flokët me shkëlqim janë më tërheqës sësa ata pa shkëlqim.
Pëlqejnë flokët natyralë
Më shumë se një e treta e meshkujve thanë se e urrejnë faktin kur femrat kujdesen aq shumë për flokët dhe i kanë të kuruara deri në detaj. Ata preferojnë flokët e butë dhe natyralë, që t’i prekin lehtësisht.
Derisa janë të natyrshëm, të gjatë dhe me onde
43 për qind e meshkujve preferojnë këtë lloj stili: flokët e gjatë e të valëzuar si të Jennifer Aniston.
Por flokët e tu të gjatë mund të jenë shumë të gjatë
Këtu përfshihen ata meshkuj që janë pak nazeli. Kur “Cosmopolitan” pyeti rreth 100 meshkuj, 55 për qind e tyre sollën në mend shembullin e Lauren Conrad dhe thanë se duket më seksi me flokë deri tek supet, sesa flokët super të gjatë.
Stilet asimetrike janë rikthyer
83 për qind e meshkujve kanë treguar se stili “boho chic” është mjaft i këndshëm dhe 76 për qind thanë se i adhurojnë flokët asimetrikë (si Rihanna).
Meshkujt i pëlqejnë ndryshimet
Më shumë se një e treta e meshkujve mendojnë se një vajzë nuk duhet t’i mbajë flokët me të njëjtin stil çdo ditë.
Por ata nuk i duan gjithmonë ndryshimet
Pothuajse një e pesta e meshkujve të anketuar nga “Daily Mail” në Britani, thonë se rrahë herë vërejnë se kur partnerja e tyre i ndryshon flokët.
Ata i pëlqejnë të mbledhur dhe të lëshuar
Të gjatë, të shkurtër, bionde apo zeshkane, e gjitha vjen nga mënyra se si e sheh gjënë. 43 për qind e djemve thanë se preferojnë të shohin një vajzë me flokë të mbledhur, ndërsa 37 për qind thanë se preferojnë të shohin një vajzë me flokë të lëshuar. Ndërsa 20 për qind prej tyre thanë se të dyja stilet i bëjnë ato të duken shumë hot.
(Kosova Sot Online)