53-vjeçari tregon se i mungon marrëdhënia s*ksuale me ish-bashkëshorten, ja si i shmanget të dashurës aktuale

  • G.g /
  • 29 May 2021 - 09:44
53-vjeçari tregon se i mungon marrëdhënia s*ksuale me ish-bashkëshorten, ja si i shmanget të dashurës aktuale

“Rubrika “Dear Deidre” e “The Sun” është e njohur për këshillat që u jep çifteve, por jo vetëm, kur bëhet fjalë për situata të vështira apo të sikletshme.

Së fundmi, një 53-vjeçar ka treguar se nuk është i lumtur me të dashurën e tij aktuale dhe do të dëshironte të kthehej me ish-partneren, për shkak të marrëdhënies së shkëlqyeshme seksuale që kanë pasur.

“Kohët e fundit kam shmangur seksin me të dashurën time, sepse dua ta provoj përsëri me ish-in.

Jemi të divorcuar prej dy vitesh. Unë jam 53 dhe ish-i im është 52 vjeç.

Kemi qenë të martuar për 19 vjet dhe kemi tre fëmijë së bashku, të moshës 16, 13 dhe 11 vjeç.

Përfshirja e vazhdueshme e vëllezërve të saj në martesën tonë më largoi. Pas argumenteve, dikush u shfaq në pragun e shtëpisë duke më kërcënuar.

Në fillim mendova se kisha marrë vendimin e duhur, por seksualisht e dashura ime nuk krahasohet me ish-in.

Më mungon pasioni i saj dhe jeta jonë aventureske seksuale. Ne provonim lodra seksi, por e dashura ime nuk do të bëjë seks as me dritat e ndezura.

Kohët e fundit, më është dashur të mendoj për ish-in tim për tu eksituar. E di që është gabim, prandaj kam ndaluar së provuari.”

“Dear Deidre” thotë:

“Bisedoni me të dashurën tuaj dhe tregojini se si mund ta bëni më aventureske marrëdhënien tuaj. Shpjegojini sa e rëndësishme është kjo për ju.

Nëse zemra juaj ende nuk është në marrëdhënien tuaj aktuale, nuk është e drejtë të vazhdoni. Ju duhet t’i tregoni me mirësi asaj që nuk shihni një të ardhme së bashku.

Por jini të kujdesshëm për t’u rikthyer me ish-in tuaj. Të njëjtat probleme janë ende aty. Si fillim do të duhet të vendosni kufij të qartë kur bëhet fjalë për vëllezërit e saj”.

(Kosova Sot Online)