Ngjarje e vërtetë: E urrej jetën time (8)

  • E /
  • 01 June 2021 - 15:50
Ngjarje e vërtetë: E urrej jetën time (8)

Shtrati ishte i ftohtë dhe i zbrazët, por nganjëherë dëshironte të shtriheshin bashkë. I mungonin puthjet e Blerimit, prekjet e buta dhe të kujdesshme. E ngushëllonte veten se edhe kjo do të kalojë dhe do të vjen koha kur do të kenë kohë të mjaftueshme për njëri-tjetrin. Për këtë arsye kishte grabitur mundësinë që i ishte treguar shkaku i uzurpimit të banesës s tyre nga Dardanja. Dardanja nuk ishte aspak e ndjeshme, pas vizitës së tyre, do ta ftonte gruan, e cila ia pastronte banesën për të rregulluar gjithçka. Për të gjithçka ishte e thjeshtë, e edhe aspak morale. Vlerat dhe rregullat e saj i kishte kthyer në dobi të saj dhe nuk kishte aspak ndërgjegje për lidhjen e përkohshme, me burrin e martuar, të atin e tre fëmijëve. - Epo, unë nuk po ju marr asgjë.

Ai më pëlqen mua, sikurse edhe gruas së tij, e edhe unë i pëlqej atij. Ku është problemi? Nuk po mendoj që të martohem me të, nuk p mendoja t'ia marr fëmijët dhe t'ia humbas lumturinë, nuk po më bie ndërmend, kishe shpjeguar me një rast, duke shtuar se po të ishte në lidhje me vetëm një njeri vetëm se do ta dëshpëronte veten e saj. Flora kurrë nuk kishte mundur ta kuptonte se si në mënyrë aq racionale e organizon veten e saj dhe si nuk po i ndodh asgjë e keqe me ndonjërin prej atyre meshkujve, që ta humbas kokën. Por, kjo nuk kishte ndodhur, e Dardanja ishte gjithnjë e më e pasur, sepse secila ndarje pas një lidhje, do të thoshte një lidhje tjetër, një viktimë tjetër. Dhe ajo që ishte më e mira, me secilin që ndahej, mbetej në marrëdhënie të mira, sepse ju shpjegonte se si lidhjen e tyre duhej ta ndalonte shkaku i disa "qëllimeve më të larta".

Secilit prej tyre mund t'i drejtohej për ndonjë shërbim, e këtë e kishte vërtetuar, pa qëllim, disa herë. - Më duhet ta lus që ai i dashuri i ri i saj ta regjistrojë Fadilin tim në vitin e katërt - po mendonte Flora, pasi iu kujtua se ai i saj ishte profesor në fakultet. Fadili ishte munduar shumë, por kishte rënë në një provim, shkaku i kritereve që i kërkonte profesoresha. Studentët ishin ankuar, duke kërkuar që studentëve t'ju jepej edhe një mundësi e dytë. Për fat të keq kjo nuk ka ndodhur, e Fadili duhej ta përsëriste vitin, që i kishte ardhur shumë rëndë. Kishte menduar se një grua që jeton me nder, ta kërkonte këtë të mitë, nuk i shkonte aspak për shtati, derisa një femër si Dardanja mund ta shëtiste botën me secilin prej tyre. Mënyra e jetës së saj po ia gërdite jetën, por i dhembte edhe fakti se shumë të tilla jetojnë ashtu sot dhe në njëfarë mënyre shndërrohen në prostituta. Kishte vendosur që Blerimin pasdite ta dërgonte në kinema, duke u betuar me veten se kjo ishte hera e fundit. Nuk ishte më e gatshme të merrte pjesë në gënjeshtrat e amoralitetit, në të cilat në njëfarë mënyre e kishte shtyrë edhe Dardanja. Kjo nuk ishte jeta e saj, pranimi i saj ia bënte me dije se kishte pranuar për një mënyrë të tillë të jetesës. Herën tjetër do t'ia bënte me dije se kjo nuk ishte e vërtetë.

Fund

NGA NESËR MUND TË LEXONI TREGIMIN E VËRTETË: "PËR PAK MBETA EDHE PA VAJZËN E ADOPTUAR"

(Kosova Sot Online)