Lexoni edhe:
Ngjarje e vërtetë: Ndërgjegjen e kam dënimin më të madh (1)
Kur nuk punonte, kohën e lirë e kalonte duke ushtruar, apo duke shëtitur me Maksin në parkun më të afërt. Me 35 vitet e veta ishte në një formë tepër të mirë fizike, për çka edhe krenohej shumë. Por, një ditë iu paraqit dhembja në shpinë. Në fillim ajo dhembje ishte e butë dhe e herëpashershme, e më pas gjithnjë e më e shpeshtë dhe intensive. Në fillim mundohej që të tallej në llogari të vet. - Nuk është asgjë kjo. Duket se ia kam filluar që të plakem - e kishte zakon që të thoshte, por shprehja e dhembshme në fytyrën e saj thoshte diçka tjetër. - Zemër, shko te mjeku - i thashë i shqetësuar. - Dhe, mos e tepro me këtë sport. Mjafton që çdo ditë ta shëtisësh Maksin. Por, ajo nuk ua vinte veshin vërejtjeve të mia. - Jo, more. Këto janë vetëm ankesa kalimtare.
Burri im, problemi qëndron te fakti se kemi filluar të plakemi. Fliste kështu, duke u munduar që ta minimizonte problemin, i cili tanimë ishte evident. Duke parë se gjithnjë e më shpesh do të zgjohej me një shprehje të dhembshme të fytyrës, insistova që ajo të shkonte te mjeku. Përfundimisht ajo u dorëzua dhe shkoi te mjeku i praktikës së përgjithshme, i cili i shkroi ilaçe kundër dhembjes dhe terapi fizikale. Pasi që as kjo nuk ndihmoi dhe kur dhembjet u bënë gjithnjë e më të mëdha, mjeku i tha që të shkonte te specialisti. Kontrolli specialistik, për fat të keq, tregoi se shqetësimi im ishte i arsyeshëm. Pas disa analizave, mjekët konstatuan se Ariana vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila quhej sëmundja e Bechterit. - Por, kjo nuk d.m.th. se gruaja juaj do të mbetet e palëvizshme - më qetësoi mjeku, kur pa se u zbeha si xhenaze. Derisa na shpjegonte se për çfarë sëmundjeje bëhej fjalë dhe sesi, me kalimin e kohës, vinte deri te shtangimi i boshtit kurrizor, ndihesha sesi më humbte çdo shpresë.
Ngjarje e vërtetë: Ndërgjegjen e kam dënimin më të madh (1)Lexoni edhe:
E shikova i frikësuar Arianën, por dukej se ajo më me trimëri e pranonte këtë lajm të keq. - Duhet që të vazhdoni me terapi fizikale, të ruheni dhe të merrni ilaçe antiinflamatore të cilat do t'ua përshkruaj. Nëse iu përmbaheni këtyre udhëzimeve, mund të vazhdoni që ta bëni një jetë normale. Mos u shqetësoni nga mendimet e errëta. Në të shumtën e rasteve kjo sëmundje ka rrjedhë të pasherr … Për fat të keq, këto prognoza optimiste nuk vleftën për Arianën. Edhe pse ajo bëri krejt çka i tha mjeku, dhembjet jo vetëm që nuk i largoheshin, por i bëheshin gjithnjë e më të mëdha. Pas rehabilitimit, i cili nuk i solli asnjë përmirësim, i duhej që t'ia pranonte se i duhej ta linte punën, të cilën e donte aq shumë.
Orarin e punës, i cili përndryshe dinte të zgjaste deri në 12 orë, tani e zvogëloi në disa orë në ditë dhe u pajtua me guxim me fatin e vet. Por, sado që këtë ta fshehte nga unë, në bazë të syve të saj gjithmonë e dija se kur kishte qarë.Një ditë, pasi që u ktheva nga disa ditë udhëtim zyrtar, kuptova se gruaja ime nuk kishte dalë nga shtëpia me ditë të tëra. Ishte evidente se gjatë pjesës më të madhe të kohës kishte qëndruar në shtrat, e në shtëpi mbretëronte një kaos i vërtetë. Por, më keq akoma dukej vetë ajo, kishte rrathë të zinj të syve, e në fytyrë i shihej një vuajtje e madhe. - E dashur, kështu më nuk shkon - u mundova me kujdes t'ia thosha. - Nuk mundem më të të lë kaq gjatë vetëm. Çka thua, ta kërkoj një punë tjetër, që të mund të rri më shumë me ty? (vijon)
(Kosova Sot Online)