Lexoni edhe:
Ngjarje e vërtetë: Fati na bashkoi pas 15 vjetësh(2)
Buzëqeshi ëmbël. Ishte e gëzueshme dhe e shkujdesur. - Këtë do ta marr si mirësjellje. Mua më shikohet mu ky film! Edhe mua më shikohej, por megjithatë e ftova për darkë. - Ekziston një restorant i ngjashëm me atë në vendlindje - sa herë që dua që të tjerët të më pëlqejnë, ia nisi e flas për restorante të peshqve. Kjo disi len përshtypje të mirë te bashkëbiseduesit. Nuk e di pse. Ndjeja se ajo ishte vajzë e mirë dhe se më inkurajonte e frymëzonte.
Se më ofronte diçka, ndoshta dashurinë dhe një jetë të lumtur; mu atë pjesë e cila më mungonte mua. Ajo e pranoi ftesën dhe kaluam një mbrëmje të këndshme. Do të jetë mirë me të, mendoja. Më dukej se ishim takuar mu në momentin e duhur. Argëtoheshim duke ëndërruar dhe duke planifikuar, disa muaj me radhë. Nuk doja të kthehesha! Ku do të shkoja pa të? Nuk hezitoja ta pyesja rreth planeve për ardhmërinë. E shtyja këtë pyetje duke pritur një moment të përshtatshëm. Kështu kaluan disa javë. Më pas në një fatkeqësi trafiku u lëndova goxha shumë.
Ngjarje e vërtetë: Fati na bashkoi pas 15 vjetësh(2)Lexoni edhe:
Nuk e kisha thirrur. Nuk doja që të më shihte ashtu të gjymtuar. Nuk doja as unë që ta shihja të frikësuar dhe të shqetësuar, me rrathë të zi nën sytë e kaltër. Më mirë të mendonte mos më ka ndodhur diçka. Kështu ishte më mirë sesa të më gjente dhe të bindej se me të vërtetë më ka zënë një taksirat. Nuk do të mund ta duroja që të më linte, e as ta shihja duke u hamendur, duke u munduar. Por, pata fat, meqë gjërat dukeshin të tmerrshme vetëm në shikim të parë. përmirësimi ishte i shpejtë, por edhe i shtrenjtë. Nuk kisha ditur kurrë se shërbimet e kirurgjisë estetike paguheshin aq shumë, përndryshe do t'i lija vragat në fytyrë. Më pas mora një sasi të madhe të parave nga sigurimi.
Gjithmonë fitoj më shumë sesa që pres. Kisha vendosur që të kthehesha në atdhe, por së pari duhej ta gjeja atë. Nuk do të shkoja pa të. I vizitova të gjitha vendet ku mendoja se mund të ishte ajo. Fillova t'i pyesja edhe njerëzit. Duke pyetur, hasa në një mik timin. As ai nuk e dinte se ku ishte ajo. - Të paska ardhur momenti që të kthehesh! Këtu më nuk mund ta gjesh askënd dhe asgjë. Edhe unë do të kthehem. Do të investoj në një objekt turistik dhe shumë mirë që u takuam, meqë do të më ishte i mirëseardhur një njeri sikur që je ti! - Pse po investon atje? A e di sesi është situata atje? - e pyeta i habitur. - Pse, ku të investoj? Këtu? E, kush është i gatshëm që të shpenzojë para në kafene këtu?
Atje njerëzit shpenzojnë më shumë dhe mund të fitoj më shpejt. E kam bërë një plan! Pranova. Shpejt u morëm vesh. Isha mësuar që vendimet t'i merrja shpejt dhe që të mos vajtoja kur të shihja se kisha gabuar. U ktheva në atdhe, me qëllim që të mos largohesha kurrë nga aty. Vendasen time nuk e gjeta, por nuk pushova së menduari në të. Mos i ka ndodhur diçka e tani ma kthente në të njëjtën mënyrë? E, ndoshta as që mërzitej për mua. Kisha marrë atë që kisha merituar.
Unë gjithmonë "marr" atë që kërkoj. Gjendesha mirë në atë punë. Fitimet ishin të mira dhe vitet kalonin, pa ndodhur ndonjë gjë e madhe. Vetëm flija dhe punoja. Kisha shtyrë martesën, udhëtimet, ndërtimin e shtëpisë. Të gjitha i kisha shtyrë. Nëna më qortonte: - Ai shoku yt të ka thirrur me rastin e nisjes së djalit të tij ushtar. A e di sa vjet i ka djali i tij? Nëntëmbëdhjetë! Nuk thashë gjë. Ndihesha keq për faktin se sa shpejt kalonte koha. Por, në anën tjetër, ndihesha mirë që shoku im nuk më kishte harruar. (vijon)
(Kosova Sot Online)