Lexoni edhe:
Ngjarje e vërtetë: Fati na bashkoi pas 15 vjetësh (4)
- Shkojmë. Kohë të gjatë ka që nuk jemi takuar, por ajo që ka ndodhur ka ndodhur. E çfarë do të bëhet me ne, kjo tani varet vetëm prej nesh, nga askush tjetër. I thashë se nuk e kam dashur ndarjen, dhe se nuk kishte kaluar asnjë ditë e vetme pa menduar për të. - Me vite po jetoj për takimin me ty. Për këtë ditë - e më pas kam heshtur.
Nganjëherë heshtja flet shumë. Duart tona po ledhatoheshin, ndërsa që fytyrat tona po skuqeshin nga temperatura që na kishte kapluar, thuajse gjithçka po ndodhte për të parën herë, e që nuk ishte në fakt ashtu. Krejt çfarë kemi dashur dhe ndier, krejt ajo që jemi dhe që ndoshta nuk jemi, e kur kemi arritur afër, muzika po luante diçka nga koha jonë.
Ngjarje e vërtetë: Fati na bashkoi pas 15 vjetësh (4)Lexoni edhe:
Kjo na ktheu prapa në kohë, kjo ishte diçka që e kisha pritur të ndodhte tash enjë kohë të gjatë, por, kurrë nuk kam menduar se diçka e tillë do të ndodhte. Sepse kishte kaluar një periudhë e gjatë kohore, dhe nuk ma ka marrë mendja se do të ndodhte kjo. M'u afrua një mik tjetër nga ushtria. - E ku je ti more burrë? Ka kohë të gjatë që nuk të kemi takuar ty - tha ai me zë të lartë dhe i lumtur për faktin që më shihte. Gjithçka ishte e thjeshtë.
Thuajse ne ishim ndarë dje, ende po kujtoja ditët e zjarrta të rinisë sonë. Flaka nuk vdes kurrë, atë duhet ditur të gjithë. Unë më pas e kisha një përshtypje se dita të cilën e kisha pritur aq vite gjatë, thuajse isha lodhur nga pritja, tashmë kishte arritur dhe po qëndronte para syve të mi. Me sa duket ditët nuk kalojnë ashtu, lehtë. Më kurrë nuk do të kthehem.
Ajo më pas ma shtrëngoi fort dorën time. Zemra ime po dërgonte porosinë e lumturisë: Nuk është përvojë ajo e cila po na ndodhte. Kjo është ajo që bëjmë kur na ndodhin gjërat e tilla. Po dëgjoja derisa i isha lëshuar dhe dorëzuar përqafimit, më pas edhe puthjeve dhe këngës, e cila po shkonte me atë rast. - Ndalni botën dhe akrepat e orës, kjo ishte kënga ime e preferuar, e po ashtu edhe kënga e preferuar e të dashurës time... - e cila po dëgjohej gjithnjë e më fort. I jemi afruar tendës nga e cila po depërtonin fjalët dhe muzika. Për mikun tonë, Lirakun, mikun nga ushtria! Dhe për të dashurën e tij!
Dikush kishte dëshiruar që kjo të jetë për ne. Të gjithë të pranishmit thuajse e dinin se kush isha unë dhe kush ishte e dashura ime dhe çfarë na kishte ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve. Na kanë pritur përzemërsisht. - Unë jam shumë e lumtur, jam shumë e hutuar dhe e kënaqur. Nuk e di se çfarë do të thotë e gjithë kjo - më tha ajo. - Vetëm ki guxim dhe ngadalë - m'u përgjigjën. - Së pari më duhet të përshëndetem me ushtarin! Më pas do të vallëzojmë dhe do të tregoj gjithçka nga fillimi. Zemra ime po rrihte gjithnjë e më shumë, dhe, më në fund ishim të bashkuar. Fund
(Kosova Sot Online)