Lexoni edhe:
Roman dashurie: Një jetë më e mirë (30)
- Ke mundur, pikërisht kur ta përfundosh planin të cilin ke dashur ta realizosh në varrim. - Jehona, planin tim e kam ndryshuar. Duke shikuar në atë kafene se si po luan me fëmijët, kam menduar se ndoshta mundem ta rikthej fatin. Kam dashur që të mundohem dhe ta tërheq, që të bind disi që të futesh në jetën time. Prandaj, edhe kam dëshiruar që kjo natë të jetë vetëm e imja dhe e jotja. Për të nuk kishte vend. Ajo, megjithatë, kishte insistuar dhe më kishte dërguar deri në fund.
Ia kam thënë të gjitha - se më pëlqen një femër, dhe se unë dua që të jam me një femër tjetër, se si lidhja ime me të tashmë një kohë të gjatë kishte mbaruar vetëm se nuk kisha guxim t'ia pranoj. Kishte krijuar një skenë të tmerrshme. Kishte lajmëruar prindërit e saj, u kishte thënë se po e mundoj, se po e tradhtoj, se jam një kafshë që nuk ka zemër. Më vinte turp prej atyre njerëzve. Më pas ka filluar t'i thyente gjërat, sillej në mënyrë histerike dhe kërcënonte se do ta vriste veten. Ishte kjo një skenë aq patetike për të qenë e vërtetë. M'u desh ta qetësoja situatën.
Roman dashurie: Një jetë më e mirë (30)Lexoni edhe:
Në fund e kam thirrur shoferin e ai me të gjitha valixhet e kishte bartur në aeroport, që me aeroplanin e parë të kthehet atje ku edhe e ka vendin. M'u desh ta përcjell të kaluarën time. A e ke tani të qartë? Po e vëzhgonte. Pyetej nëse ishte normale se dëshironte të qëndronte aty me të, se nuk i nevojitej kryeqyteti kur e ka takuar njeriun zemrës këtu.
Përsëri po e dashuronte qytezën e saj. Nga ajo kishte ikur prej turpit e kthyer shkaku i dashurisë. Po e frikësonin ndjenjat ndaj këtij mashkulli. Aq shumë pak e njihte, pothuajse ishte e pamundshme për të besuar. Kjo kishte ndodhur vetëm nëpër filma, në realitet duhej të shkatërrohej diku. Kur i ishte afruar, e kishte puthur, kishte harruar gjithçka.
Kishte ndenjur edhe një ditë. E kishte kaluar me Agimin, pjesën më të madhe në shtrat. Nuk po mund të ngopej. Ishte një dashnor i përsosur, i kujdesshëm, i butë, romantik, i ishte dorëzuar në mënyrën që kurrë nuk i ishte dorëzuar Lazimit. Tashmë kishte mundur t'i krahasonte të dy meshkujt. Ishte e virgjër për një kohë të gjatë, sa që kishte menduar se nuk kishte më të mirë se Lazimi, por kishte. Gjatë gjithë kohës ai e kishte ledhatuar, ndjente dashurinë.
Dhe e dinte se do të jetë ashtu siç dëshironte ai.. Të nesërmen ishte zgjuar në shtëpinë e tij, në dhomën e gjumit me muret e gjelbra. Kishin pirë bashkë kafenë e mëngjesit. - Shtëpia ishte e madhe! A është ai në kopsht pishinë? - Po është. Do ta shikosh sa mirë bëhet kur vjen vera. Thërras shoqërinë time, bëjmë mish në skarë dhe kënaqemi, e në mbrëmje, unë dhe ti do të pimë verë. E kapi frika. Mbrëmë kishte ëndërruar për jetën me të, por, porsa ka gdhirë dita, po mendonte se nuk ishte gjithçka siç ai po e mendonte. - Agim, ti po flet thuajse...sikur unë do të rri këtu deri në verë.
- Unë nuk po flas vetëm për verën që po vjen. Po flas për verat që janë para nesh, e do të ketë shumë, shpresoj. - Mos... është marrëzi, unë jetoj në një qytet tjetër. Atje punoj, atje kam miqtë e mi, atje janë Selamiu dhe Dafina, atje i kam të gjitha... - Edhe të fejuarin? E dinte se ai i fejuar nuk ishte i rëndësishëm, por kjo e mundonte. (vijon)
(Kosova Sot Online)