Lexoni edhe:
Roman dashurie: Një jetë më e mirë (31)
Të provosh ta harrosh dikë që meriton ta kujtosh, është njëjtë sikur ta godasësh veten tënde. Ky është një krim i shëmtuar, dënim afatgjatë për të gjithë ata, nga i cili nuk do të gjesh shpëtim. Dhe, provo sa të duash, se te tjetra do të gjesh ngushëllim dhe harresë, dije se herë-dokurdo ta ndiesh dëshirën që përsëri t'i kthehesh asaj, e kur e vëren se sa shumë kohë ke çuar dëm, të duket vetja budalla, duhet të të vijë turp. Ajo të ishte përkushtuar ty, ta kishte dhuruar gjithë vëmendjen, ndërsa kjo nuk kishte mjaftuar për ty.
Sot endesh rrugëve të jetës, duke kërkuar arsyen e jetës, e nuk jeni të vetëdijshëm se atë arsye dikur e kishe në përqafim. Mundësi tjetër nuk do të kesh, sepse për secilin ekziston vetëm nga një mundësi. Ndoshta kjo ende ndihet, por kjo nuk të vlen asgjë kur dikush tjetër e lumturon dhe e bën të qeshë, sepse ti nuk ishte i aftë. E ti kur të kalosh pranë saj në qytet, ndien dëshirë të madhe për ta përqafuar, ashtu si e ke përqafuar dikur. Sikur ta shtyje prapa dhe ta kapësh për dorë sikur ditëve të vjetra. Por, e di se kjo nuk ka sukses. Prandaj e ul kokën dhe të kujtohet se si dikur ishe i lumtur, e sa i mjerë je tani.
Roman dashurie: Një jetë më e mirë (31)Lexoni edhe:
E dikur edhe ti kalon, duke marrë për dorë një tjetër, të jesh vetja derisa i del në takim, e vetëm pas disa minutave kthehesh dhe e pyet veten se çfarë ajo mendon për mua. Hahahah, mor i mjerë! E tani gjej vetes një karrige dhe një pije. Dikur edhe unë isha në një situatë të tillë. Ndoshta edhe do të mund të mësosh më shumë diçka nga një budalla i vjetër si unë. Tregimet magjike jo-rrallëherë fillojnë në vendet tilla. Qofshin kafiteritë, parqet apo diçka të ngjashme, për të gjithë është e përbashkët që pikërisht asgjë të mos kenë të lidhur diçka me vete.
Së paku nuk kanë pasur deri te një ditë e caktuar. As ajo e vjetra, ulësja në park nuk ishte diçka e veçantë. Së paku jo në veçanti, jo për mua. Nuk e kam ditur se ekziston kjo në fakt. Por, një ditë, pikërisht në atë ulëse janë shkëmbyer fjalë tepër të rëndësishme dhe shumë puthje. Nga ajo datë, kjo bankë kishte domethënie për mua. Ishte kjo pjesa më e mirë e kapitullit të parë të një tregimit tepër të bukur. Ajo ditë ishte e ftohtë, plot me erë, ditë e vonshme nëntori, dimër i hershëm.
E më pas as që ishte ndier, aty në atë ulëse, në atë përqafim të ngrohtë. Flluskat e para të lehta të borës ngadalë po binin në tokë, thuajse kishin për qëllim zbukurimin e asaj që po ndodhte, një ndodhje të veçantë. Nuk po binte aq shumë sa për t'i mbuluar rrugët me baltë. Lumturia dhe hijeshia që e ndieja dhe e shikoja në sytë e saj, nuk po mund të krahasoheshin me asgjë që kisha takuar deri më tani, që po e mbushte plot zemrën time. Që të dy kemi qenë aq të rinj gjatë asaj kohe, saqë ishim dy të dashuruar në shkollë të mesme. Por, kjo për ne nuk kishte fije rëndësi.
Vitet nuk kishin aspak rëndësi për këtë çift të dashuruar që po qëndronin ulur në atë bankën e vjetër. Ajo vajza e bukur dhe shumë e dashuruar, krejt çfarë dëshironte ishte që të jam pranë saj, thuajse që ky moment të mos ketë kurrë fund. Shumë çifte kanë kaluar përreth atij vendi, ajo banka kur kemi qëndruar dy orë ulur, por shumë pak vëmendje i kemi përkushtuar kohës. Ne vetëm po qëndronim ulur, flisnim mes vetes dhe po ndanim puthje. (vijon)
(Kosova Sot Online)