Po ti bën dashuri apo s*ks?
Raporti seksual me një ose disa partnerë është eksperiencë që të gjithë e kemi në jetë të paktën njëherë. Ama gjithmonë ka ekzistuar një diskutim i madh mes ndryshimit që ka mes të bërit sex apo dashuri. Për disa është e njëjta gjë, për të tjerë ka diferencë të madhe. Ama ka disa detaje që në të vërtetë bëjnë dallimin, megjithëse në të dyja raste procesi është i njëjtë (praktikisht).
Ndjenjat janë të përfshira ose jo
Disa njerëz nuk bëjnë seks nëse nuk ndjejnë dashuri për personin, ndërsa për të tjerë ka rëndësi vetëm akti fizik. Pikërisht këtu bëhet diferenca. Kur e do një person shumë dhe ke kohë që e njeh, seksi është mënyra si i tregon pak më shumë për ndjesitë e tua, e përjetimi emocional është më i fortë.
Ndodh vetëm një herë apo përsëritet
Nëse ke fjetur me personin vetëm një herë dhe ka qenë diçka që e keni vendosur të dy (aq do mbetet), atëherë është vetëm seks. Ama nëse jeni duke fjetur rregullisht me të ka gjasa të mëdha që të jeni duke bërë dashuri.
Ekskluziv apo jo
Nëse të dy jeni duke kryer marrëdhënie me njerëz të ndryshëm dhe keni rënë dakord me njëri-tjetrin për këtë raport, atëherë është vetëm seks. Nëse fokusin e keni tek njëri-tjetri atëherë është dashuri.
Jeni të butë ose jo
Ka shumë rëndësi çfarë qëllimi keni gjatë aktit. Nëse mendoni vetëm për kënaqësinë tuaj jeni duke bërë seks. Nëse mendoni dhe për të kënaqur partnerin, atëherë keni ca ndjena që nuk po i pranoni.
E lëshoni veten ose jo
Nëse pas aktit ka përqafime, prekje, biseda nuk ka qenë vetëm seks. Ju jeni duke hapur shpirtin tuaj tek personi në krah. E kundërta vlen nëse pas aktit secili vazhdon jetën pa folur shumë.
Çfarë ndjen pas aktit?
Nëse ndihesh më i/e afërt me personin në krah atëherë, nuk ka pasur vetëm seks. Diçka po lind.
(Kosova Sot Online)