Roman dashurie:Si u dashurova në ty (7)
"E di se si do të tingëllonte kjo, por kur i kam paramenduar duart e Jason-it përreth teje, buzët e tij duke puthur buzët e tua… Unë nuk po mundesha që të duroja më. Unë mendova 'E kurrë nuk duhet të ndodhë kjo, Nell-i është e imja. Kjo ishte pse u largova. Nuk po mund ta besoja pse isha kaq pasiv krejt papritmas. Unë ende… nuk e di se prej nga po më vjen e gjithë kjo". "As unë nuk e di. Po mendoj, unë isha befasuar nga mënyra se si ke reaguar, e më pas shkova në shtëpi dhe mendoja rreth daljes me Jason-in dhe disi nuk po përshtateshim. Nuk po mund ta imagjinoja". "Pra, a je ende duke dalë me të atëherë"? "Jo, nuk jam, nuk e di, më duket se nuk jemi në lidhje". Kyle më shikonte e më pas e nxori telefonin e tij. "A e di ai këtë"? Unë mbeta pa frymë. Nuk e kam thirrur për ta anuluar takimin. "Ahh, jo, ta hajë dreqi". Buzët e Kyle-s përsëri u ngrysën. "Do të ishte më mirë ta lajmëroje, atëherë, hëh? Ai do të mund të pyetet se ku mbete ti, po mund ta imagjinoj". E kam shënuar në iPod-in tim. 6:54 p.m.
"A mund ta përdor telefonin tënd"? Ai po shikonte te kontaktet e veta e më pas ma dorëzoi telefonin e tij në dorën time. E preka 'send' dhe e afrova te veshi im, po e ndieja ngrohtësinë e tij përmes telefonit. "Hej, Kyle, Njeri! Ç'kemi", kështu tingëlloi zëri i Jason-it nëpër telefon. Unë thuajse po hezitoja paksa. "Në fakt, Jason, unë jam Nell. Po të thërras nga telefoni i Kyle-s… e kam harruar telefonin tim". "Ke harruar telefonin tënd? Ku je ti tani? Tani po ndaloj dhe po nisem drejt teje". Zëri i tij prej një miku tani mori një ngjyrë krejt më ndryshe të zërit. "Më dëgjo, më vjen shumë keq, por unë nuk mundem që të dal me ty". Një qetësi e gjatë mbretëroi. "Oh, e kuptova". Kështu u ul zëri i tij dhe po mund t'i paramendoja reagimet e tij. "Gjithçka në rregull, apo? Po mendoj". "Unë vetëm, më duket se kam pranuar të dal me ty tepër herët, Jason. Më vjen keq. Unë nuk e mendoj nuk ma merr mendja se do të kishte sukses". "Pra, kjo ishte vetëm një thirrje për çlajmërim, apo jo". Fjalët e tij dukej se ishin të zemëruara. "Jo. Më vjen shumë keq". "Në rregull është, mendoj". Ai qeshi, një zemërim i fortë. "Ta hajë dreqi, jo nuk është. Është paksa e turbullt, unë isha kaq i eksituar". "Më vjen keq, shumë keq më vjen, Jason. Unë porsa e kuptova, dhe pasi që me të vërtetë kam menduar, po mendoj isha e humbur, kur më ke kuptuar që të dal me ty". "Kjo është për shkak të Kyle, apo jo? Ti je me të, në telefonin e tij, e natyrisht se kjo është për shkak të tij". "Jason, nuk është ashtu - po mendoj, por, jam me të tani, por ..". "Në rregull është, e kuptova. Unë mendoj se të gjithë e dinim se kështu do të bëhej, prandaj edhe nuk jam i befasuar. Vetëm kam dëshiruar që të ma thuash më herët". "Më vjen keq, Jason. Unë nuk e di se çfarë të them tjetër". "Nuk mbeti gjë për të thënë. Gjithçka është në rregull. Unë vetëm… sido që të jetë. Shihemi në orën e kimisë të hënën". Ai po e ndalonte dhe unë i thashë. "Jason, prit". "Çfarë", zëri tij ishte i butë, i vdekur. "
Me siguri se nuk do të duhej të ta them këtë, por Becca është e dashuruar në ty që nga klasa e shtatë. Unë të garantoj se ajo të dashuron dhe do të dalë me ty". "Becca?" Po mund ta dëgjoja ta konsideronte këtë ide. "A nuk do të ishte e çuditshme kjo? Po mendoj, çfarë do t'i thosha. Ajo mendon se ishte shansi im i dytë, apo diçka ashtu. Unë po mendoj. Shpresoj të jetë e vërtetë, por ashtu e di". Unë kam menduar për këtë. "Vetëm ia thuaj të vërtetën, unë do të përkrah, në minutën fundit. Tashmë i ke rezervimet dhe jam shumë e sigurt se ajo të dëshironte të vinte me ty në vend timin".
(Kosova Sot Online)