Lexoni edhe:
7 gjëra që bëni gabim e që ju shkatërrojnë lidhjen
Një ndër problemet që solli pandemia ishte edhe vështirësia e krijimit të lidhjeve për shkak të pamundësisë për të dalë në takime.
Si zgjidhje, shumë njerëz iu drejtuan siteve online për të njohur njerëz të rinj, me të cilët mund të krijonin një marrëdhënie.
Kjo i ka ndodhur edhe një 27-vjeçari, i cili ka rrëfyer se si dëshira për të njohur dikë, iu kthye në makth, shkruan rubrikës së “Dear Deidre” të “The Sun”.
7 gjëra që bëni gabim e që ju shkatërrojnë lidhjenLexoni edhe:
Kjo sepse vajza me të cilën doli vetëm dy herë, tashmë është shtatzënë, por ai dyshon se fëmija është i tij dhe për më tepër, nuk ndihet gati që të bëhet baba.
Ja historia e plotë:
“Pata mundësinë të njihja një grua të mrekullueshme online. U takuam vetëm dy herë, bëmë seks vetëm një herë dhe pas pesë javësh mësoj se është shtatzënë.
Ajo është e prerë kur më thotë se do ta mbajë e vetme fëmijën dhe më duket sikur kam humbur të gjithë kontrollin në jetën time.
Jam 27 vjeç dhe punoj në një club nate. E dua punën time, por orët e punës janë të gjata dhe ambienti është jo social, prandaj nuk kam shumë mundësi për të takuar gra.
Kam qenë beqar për më shumë se një vit dhe vendosa të provoja fatin online. Nuk zgjati shumë për të njohur dikë që dukej perfekte.
Ajo është 25 vjeç dhe pas një muaj që komunikonim me anë të mesazheve online, më sugjeroi që të takoheshim.
Një javë më vonë, e ftova në apartamentin tim të vogël për darkë. Gjatë bashkëbisedimit, ajo mu afrua, filloi të më puthte dhe më pas përfunduam duke bërë seks mbi tavolinë.
Pas një trajnimi që zgjati 3 javë, ajo u rikthye për të më dhënë këtë lajmin bombë. Nuk di çfarë të bëj. Është shumë herët.
Ajo më tha se nuk donte të abortonte dhe se nuk do t’ia falte kurrë vetes nëse e bënte diçka të tillë.
E di se nuk jam gati për të pasur një fëmijë. Një pjesë e imja më bën të pyes veten nëse jam apo jo unë babai i fëmijës”.
“Dear Deidre” thotë:
“Duhej të mos kishit kryer marrëdhënie seksuale ose të paktën të përdornit prezervativ. Fatkeqësisht ju nuk e njihni fare këtë grua.
Ajo ju ka thënë se është shtatzënë dhe nëse vendos ta mbajë fëmijën kjo i takon asaj.
Sugjerojini që të takoheni për një bisedë ballë për ballë. Pyete se çfarë planifikon të bëjë në lidhje me shtatzëninë.
Tregojini asaj që nuk jeni gati për këtë përgjegjësi, por nëse jeni babai, do të bëni gjënë e duhur për të. Insistoni të bëni një test ADN-je sapo të lindë foshnja”.
(Kosova Sot Online)