Lexoni edhe:
Ngjarje e vërtetë: Jam ngopur me femrat (2)
- Ndoshta ne të dy kishim gjetur partnere të gabueshme, por koha jonë megjithatë kishte kaluar. E kemi dështuar jetën intime dhe jemi të vetëdijshëm për një gjë të tillë. Në fakt, nuk shoh asgjë të keqe nëse në rend të parë në mendje e kishim krijimtarinë, arkitekturën. Nuk mund të jemi të gjithë njësoj. Shiko rreth vetes. A sheh vetëm njerëz të gëzuar, a? Unë jo, të lumtur i shoh vetëm kreativët, sikur ne. Ti je i gëzuar kur ua shpjegon studentëve një gjë, e unë kur udhëtoj në ndonjë vendndërtimtari të largët. Që nga avioni e hetoj lokacionin dhe ndjej eksitim.
E di, e di! Miku im i vjetër! Mendimet tona i caktojnë ndjenjat, e ndjenjat gjendjen e përgjithshme. Për këtë shkak ne të dy mund të funksionojmë për merak, edhe pse të tjerët këtë nuk e kuptojnë - tha si për vete Vedati. - Së pari gratë tona, si dhe disa të tjera, gratë e ardhshme. Ndoshta bile Lona ime do të jetë përjashtim. E di që miku im mundohej ta ruante lidhjen e tanishme dhe i dëshiroj shumë fat, por nuk jam i sigurt që ajo nga ai dëshiron vetëm shtëpinë, në të cilën të tjerët do t'ia kenë lakminë. Ndonjëherë nuk e kisha të qartë se çka kishin njerëzit, që vraponin vetëm pas vlerave materiale.
Ngjarje e vërtetë: Jam ngopur me femrat (2)Lexoni edhe:
Pas disa ditësh do të shkoj në qendrën time të ëndrrave, 3D, prandaj kur të kthehem, ndoshta Vedati do të jetë më i sigurt se çka do të bëjë në lidhje me lidhjen e tij. më mirë të mos i pengoj për disa ditë. Vera u kthye në shtëpinë të cilën e donte aq shumë, prandaj në këtë aspekt isha i qetë. Edhe vajzës sime i pëlqen shtëpia, e ai personi i tretë, të cilin e do gruaja ime, nuk më intereson aspak. Nëse ashtu duhet të jetë, le të jetë. Mendimet e mia tanimë ishin në një kontinent tjetër, duke menduar se në cilën pjesë të projektit duhet të përshtatesha. Edhe një herë më duhej që të shkoja te vajzat e mia, më kishin mbetur vetëm edhe disa imtësi, e edhe vogëlushen dua ta shoh para se të udhëtoj.
Vajza mu gjuajt sapo më pa: - Baba, baba. Jam tepër e lumtur që përsëri jetojmë këtu. E ti përsëri shkon në punë. - Po, përsëri do të udhëtoj dhe do të doja, sikur të të interesonte, të të merrja një herë me vete. - Por, shkolla? Ndoshta gjatë verës... Vera thatanike dhe "shoqja" e saj e trashë rrinin afër banakut dhe qeshnin. Qesha edhe unë, disi marrëzisht, vetëm sa për t'ua bërë me dije se nuk isha i zemëruar në to. U rrëqetha nga mendimet se çka bëjnë ato dyja para vajzës sime, e çka kur janë në dhomë, vetëm. Por, u mundova t'i largoja mendimet e këqija, duke shpresuar që vajza do të rritet si një person normal, pa ndonjë pasojë. Meqë, dorën në zemër, nuk është krejt në rregull që nëna të jetojë me një shoqe, e babai me një shok.
Edhe pse ne të dy nuk jemi të afërt në atë mënyrë, kjo situatë mund të sjellë huti dhe mosbesim. Pasi ajo të rritet pak më shumë, do të mundohem t'ia bëj me dije se në jetë ekzistojnë qëllime të tjera, përpos rrobave, ushqimit dhe pijeve. Arrita. Që nga avioni shihja rërën dhe detin, si dhe një pjesë të qytetit të ardhshëm. A ekziston ndonjë arkitekt në botë, i cili nuk do të donte të punonte aty. Jemi arkitektë nga e tërë bota dhe do të punohet me vite të tëra, meqë idetë dhe dëshirat janë të pakufishme.
Aty njerëzve iu vijnë ide të tilla, të cilat nuk i kishin pasur në shtëpi. Së pari duhej shikuar terrenin nga perspektiva e zogut, e më pas nga afër. Më pas të gjithë ne paksa kapemi për koke dhe fillon të na rritet adrenalina. Dikur ishte e pamundur një zgjerim i tillë, e tani njeriut i duhet të pyetet ku janë kufijtë e njeriut dhe a ka ndonjë gjë që nuk mund të bëhet me para. E di, thuhet se mund të blihet gjithçka, me përjashtim të dashurisë. Jam i ngazëllyer sikur një fëmijë të cilit i kanë blerë lodër të re. Këtë duhet ta shohë një ditë vajza ime. Nga këtu nuk mund të ikësh, pa tu hapur sytë dhe botëkuptimet. Këtu fillon që të mendosh në përmasa të gjithësisë. (vijon)
(Kosova Sot Online)