Pse femrat lëshojnë zëra gjatë s*ksit?

  • G.g /
  • 02 September 2021 - 14:02
Pse femrat lëshojnë zëra gjatë s*ksit?

Derdhja (ejakulimi) e meshkujve ndikohet nga zërat e femrave. 

Nëse jeni të bindur që gjithmonë ia arrini t’i bëni femrat të rënkojnë nga kënaqësia që ju i ofroni në shtrat, ju mund të mbeteni i zhgënjyer. Kjo ngase femrat i përdorin rënkimet, psherëtimat dhe të folurit e pistë – si përparësi të tyre për të manipuluar të derdhurën e meshkujve. 

Studimet e kryera në Universitetin e Lancashire-s Qendrore dhe atë të Leed-sit vënë në pah fenomenin e bërjes së zhurmave gjatë marrëdhënieve seksuale (vokalizimin copulator)dhe lidhjen e tyre me orgazmat tek gratë.

Ata zgjodhën 71 gra seksualisht aktive, heteroseksuale, të moshës 18 deri në 48 vjeç, dhe iu kërkua të ‘shihnin’ se gjatë cilit aktivitet seksual kishin më shumë gjasa të përjetonin orgazmë, p.sh. gjatë seksit oral apo gjatë seksit vaginal.  

Studiuesit zbuluan se vokalizimet e raportuara lidheshin me orgazmën, por jo me të tyren. Megjithëse orgazmat femërore u përjetuan më së shpeshti gjatë paralojës, vokalizimet e tyre copuluese u raportuan se ndodhnin më shpesh para dhe njëkohësisht me derdhjen mashkullore.

Siç u kuptua, femrat lëshojnë zëra gjatë seksit, për ta ndihmuar partnerin e tyre të arrijë klimaksin. Rreth 66% e zërave lëshohen me qëllim për ta rritur shpejtësinë e arritjes së ejakulimit të partnerit. Arsyet pse e bëjnë këtë janë nga më të ndryshmet: sikleti ose dhimbjet, mërzitje, lodhje ose kufizime kohore. 

Çuditërisht, 92% e tyre raportuan se besonin se këto zëra rrisin vetëvlerësimin e partnerit të tyre, dhe 87% raportuan se i përdorin ato për këtë qëllim. 
Sipas shkencëtarëve, promovimi i vetëvlerësimit mashkullor “mund të forcojë lidhjen në çift, zvogëlon rrezikun e tradhtisë emocionale dhe braktisjes, duke rezultuar në qasje të vazhdueshme në ‘pasuri’ dhe mbrojtje”.

Por djema – mos u shqetësoni për këtë sjellje manipuluese. Ejakulimi mashkullor i cili ndikohet nga zhurmat seksuale femrore, është krejt natyral. Në mbretërinë e kafshëve, Barbary macaque (lloj majmuni) arrinë të ejakulojë vetëm në qoftë se dëgjon zërat seksual me intensitetin dhe shpejtësinë e duhur. 

(Kosova Sot Online)