Mit apo e vërtetë, a duhet të urinojmë gjithmonë pas s*ksit?

  • G.g /
  • 23 September 2021 - 07:58
Mit apo e vërtetë, a duhet të urinojmë gjithmonë pas s*ksit?

Nëse nuk ka qenë kurrë një problem për ju, atëherë nuk ka asgjë të keqe të mos urinoni pas marrëdhënieve seksuale.

Është e vërtetë se sëmundjet e traktit urinar (STU) janë të zakonshme tek femrat dhe ato që janë seksualisht aktive janë më të rrezikuara.

Edhe pse urinimi para dhe pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale ul rrezikun e zhvillimit të infeksioneve në traktin urinar, çifti nuk ka pse të ketë një kronometër.

Pra, nëse nuk e ndieni të nevojshme të urinoni, atëherë mos e forconi veten. Thjesht sigurohuni që ta bëni një gjë të tillë përpara se t’ju zërë gjumi.

Pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale apo në çdo moment tjetër të ditës, kurrë mos e mbani urinën pasi një gjë e tillë mund të rrisë numrin e baktereve dhe të përkeqësojë infeksionet.

Kështu që bëjeni kur t’ju vijë dhe për t’u theksuar: fshihuni në drejtim nga para-pas.

Nëse nuk keni pasur kurrë infeksione të traktit urinar ose shumë të rralla dhe nuk urinoni menjëherë pas seksit, mund të vazhdoni rutinën tuaj.

Nëse nuk ka qenë kurrë një problem për ju, atëherë nuk ka asgjë të keqe të mos urinoni pas marrëdhënieve seksuale.

(Kosova Sot Online)