“Bëra s*ks në një qendër masazhi me…”/ Rrëfehet 16-vjeçari: Ja si e humba virgjërinë
Një 16-vjeçar vendosi të kryejë marrëdhënie seksuale në një qendër masazhi, siç vetë ka rrëfyer për “Dear Deidre” të “The Sun”. Ai u nxit nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët kishin krijuar përvoja dhe kjo e bëri të ndihet keq.
Por tashmë, ai është i shqetësuar për shëndetin e tij. Ja rrëfimi i plotë:
“I kam shpenzuar të gjitha paratë që kisha mbledhur për të organizuar një festë ditëlindjeje, duke bërë teste për sëmundje seksualisht të transmetueshme. Kjo pasi kam bërë seks me një grua në një sallon masazhesh.
Unë mbusha 16 vjeç në korrik dhe miqtë e mi po më inkurajonin të humbja virgjërinë. Të gjithë ata kanë bërë seks. Vajza që më bëri masazh më ofroi një mundësi, kështu që unë shkova me të. Gjithçka mbaroi në pak sekonda dhe nuk ishte aspak diçka e mirë.
Që atëherë, jam bërë paranojak se mos jam infektuar. Kam shpenzuar gati 300 paund me testet, të cilat kanë dalë negative. Por ankthi im është në kulm. Pse jam kaq idiot?”.
“Dear Deidre” thotë:
“Ju nuk jeni idiot. Ju iu dorëzuat presionit të bashkëmoshatarëve, të cilin të gjithë e kanë provuar në një moment në jetën e tyre. Ju keni vepruar siç duhet përsa i përket testeve, por duhet të dini se ato janë falas.
Shokët tuaj mund të kenë bërë seks, por nëse kjo ka ndodhur nën moshën 16-vjeçare, atëherë ata kanë shkelur ligjin”.
(Kosova Sot Online)