Lexoni edhe:
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (15)
Mrekulli. Isha duke jetuar me fëmijë të çmendur. "Ai nuk është babai ynë, Hailey. Zot! Ai është babai i saj", tha Ryan duke bërë me dorë kah unë. "Nuk mund të më mashtroni", pëshpërita, duke hequr gjësendet e tjera nga çanta. Ryan u kthye kah unë, kësaj here me një shikim të kënaqësisë. Ai bëri me sy dhe përsëri e drejtoi shikimin kah Hailey. "A është kjo 'po', apo 'jo'"? "Jo". "Uf. Ma shkatërrove jetën", tha ai, duke shkuar te shtrati i saj dhe duke u hedhur aty. "Oh, rritu, Ryan". Hailey vazhdoi që t'i krihte flokët dhe më shikoi mua. "Mos ia shih për të madhe. Ai thjesht gjendet në fazën kur e urren tërë botën, gjë që është fazë kalimtare e adoleshencës". Kjo si duket nuk i pëlqeu aspak atij, meqë reagoi menjëherë me një kundërpërgjigje."Mos e dëgjo atë. Ajo është në atë fazën 'e dua tërë botën', gjë që është pjesë përbërëse e adoleshencës", tha Ryan duke u ndrequr ulur. "Unë jam Ryan Turner." "Ashlyn.""Emër i fortë, a"? "Nënës sime i pëlqenin emrat Gabrielle, Ashley dhe Lynn dhe nuk mund të përcaktohej. Kështu, Gabby u bë Gabrielle dhe unë u bëra Ashlyn". I shikova ata dy, që i kisha përballë dhe, duke i rrudhur sytë, i pyeta: "Cili jeni më i madh?" "Unë", tha Hailey duke buzëqeshur. Ryan i rrotulloi sytë. "Ndoshta sa i përket moshës emocionale. Por, sa i përket moshës fizike, unë jam i pari". "Unë jam junior. Ai është a senior. Ne jemi binjakë irlandezë.
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (15)Lexoni edhe:
Nëntë muaj ndërmjet", tha Hailey duke qeshur dhe duke ia rrahur supet të vëllait. "Pse nuk ke një veturë, Ryan?" "Meqë nëna më urren", tha ai. "Nuk është e vërtetë", reagoi Hailey. Ai ia dha asaj një shikim sarkastik dhe Hailey u vrenjtë, sikur Ryan të ishte duke e thënë të vërtetën. Ai i rrudhi supet. "Me të vërtetë nuk do të ma huazosh veturën tënde?" "Ncuk"!"Por… nuk e kam parë" - Ryan bëri një pauzë dhe shikoi në drejtim timin - "ti e di kë, me ditë të tëra". Unë e ngrita njërën vetull. "Kush është 'ti e di kë'"?Ryan dhe Hailey këmbyen shikimet, duke komunikuar me të vërtetë me shikimin e tyre dhe me disa lëvizje të duarve. I shikoja binjakët irlandezë sesi komunikonin heshturazi dhe më dukej sikur isha duke shikuar ndonjë film të Charlie Chaplinit.Kjo ma kujtoi sesi unë dhe Gabby komunikonim pa fjalë, vetëm me shikime.
Pyetesha se a e dinin Ryan dhe Hailey se sa me fat ishin që ishin kaq të afërt. Po ashtu, pyetesha se a e dinin se sa të mallkuar që ishin. Ryan bëri me dorë, në shenjë frustrimi, e më pas u ngrit edhe motra e tij. "Po shkoj në shtrat", tha ai, duke e injoruar pyetjen time. "Më vjen mirë që u njoftuam, Ashlyn.""Edhe mua". Dhe, ai shkoi. Ia hodha Hailey-t një shikim konfuz. Ajo i rrudhi supet. "Ai është tepër përzgjedhës se me kë i ndan detajet", tha ajo, duke heshtur për një moment. "Ka shumë gjëra që janë duke ndodhur në jetën e tij". "Disi është mirë ta dish sesi familja juaj nuk është aq e përkryer, sesa që duket në portretin tuaj", thashë, duke i lëshuar flokët dhe duke i mbledhur sërish në majë të kokës. "Asnjë familje nuk është e përkryer". Unë e hapa gojën dhe desha të thosha diçka, por u ndala kur pashë kokën e Henry-t te dera. "A jeni mirë, fëmijë?"Hailey pohoi me kokë. "Po. Jemi duke u përgatitur që të biem".Ai buzëqeshi dhe u kthye kah unë.
"Nëse ke uri, në frigorifer ka picë, Ashlyn. Dhe, nëse ke nevojë për diçka tjetër... "Nuk kam", i thashë me të shpejtë, me qëllim që ai të largohej nga dhoma. Përnjëherë rrudhat në fytyrën e tij sikur u bënë më të thella, por ai nuk e zgjati. "Në rregull. Natën e mirë". Ai u largua nga dhoma dhe Hailey bëri një fishkëllimë të gjatë. "Ju dy jeni shembull i gjallë i ndërveprimeve të këqija". "A është e çuditshme që ai është zëvendës drejtor në shkollë të mesme? Dua të them, zor se e kam parë gjatë tërë jetës sime, e tani jetoj në të njëjtën shtëpi me të dhe, atë do ta shoh edhe në shkollë. Dmth do ta shoh thuajse 24 orë në ditë". (vijon)
(Kosova Sot Online)