Ngjarje e vërtetë: Situata e vështirë materiale na shtyri në amoralitet (5)
- Dhe? Çfarë ajo pikërisht pret prej teje? Se do të pozosh lakuriq për të - thashë unë e zemëruar. - Marrëzi! Tashmë ta kam thënë: më duhet t'i ndihmoj rreth rregullimit të disa gjërave. Asgjë më shumë - Demiri aq fuqishëm e godiste tavolinën sa që unë kërceva në qiell nga krismat. - Por, nëse ti mendon se nuk kemi nevojë për ato të holla ... - shtoi ai duke ulur krahët. Unë isha e strukur në atë karrige, isha e nervozuar dhe xheloze, por se nuk mund të bëhesha aq liberale karshi kësaj ngjarjeje ashtu si po ma kërkonte Demiri. Në fund edhe unë bëra me kokë, në shenjë pranimi duke mos e ditur se ku do të na dërgonte ky pajtim imi me këtë çështje. Të shtunën në mëngjes, ashtu siç edhe ishin marrë vesh, fëmijët i kemi dërguar te prindërit e Demirit, e më pas u drejtuam drejt shtëpisë në breg. Demiri e ka parkuar veturën aty në hapësirë e më pas dorë për dorë ia kemi mësyrë shkallëve drejt hyrjes kryesore. I ramë ziles. Kemi pritur disa momente para se aty të shfaqej pronarja. Na përshëndeti përzemërsisht, e mua m'u prezantua.
Derisa m'u drejtua, ia kisha ngulur sytë trupit të saj. Ajo Emanuela ishte femra më e bukur të cilën e kisha parë ndonjëherë në jetën time! Flokët me ngjyrë të kuqe, të gjata pothuajse deri në bel, kishte sy të bukur me ngjyrë të gjelbër, një buzëqeshje të këndshme dhe trup fantastik. - Urdhëroni hyni - na ftoi brenda duke lëshuar rrugën dhe duke u bartur nga anash. - Luani, bashkëshorti im do të vjen për një moment. Ka disa punë lart në kat - na shpjegoi, e më pas mu drejtua mua. - Ti me siguri duhet të jesh Merita - më tha duke hequr buzëqeshjen nga fytyra. - Tashmë kam dëgjuar shumë për ty. Unë isha larg të qenët konservative, por me Emanuelën dhe qasjen e saj konevenciale vështirë po gjendesha. Edhe pse isha e hutuar, ia dola disi t'ia dhuroj një buzëqeshje të zbehtë. Pronarja kishte të veshur një fustan dhe një palë sandale me taka shumë të larta. Dukej thuajse ishte e gatshme për ndonjë argëtim se sa për zhvendosje dhe unë nuk mund të durohesha dhe e pyeta se si e kishte ndërmend që t'i barte kutitë në atë gjendje. Pikërisht në atë moment kur po mendoja se ndoshta bashkëshorti i saj mund të ishte ndonjë plakush, tullac dhe me mbipeshë, i cili femrat i fascionon me pasurinë dhe luksin e tij, derisa ai po zbriste shkallëve, ai ishte i ri, i gjatë dhe i hijshëm, kishte të veshur pantallona të ndritshëm dhe një këmishë të bardhë. Kryesisht, ishte me kilometra larg parashikimit tim. Edhe pse më buzëqeshi butësisht, kjo nuk më kishte ndihmuar aspak të relaksohem. Diçka në gjithë atë situatë nuk ishte siç duhej të ishte, vetëm se nuk e disa se çfarë. . - Më vjen mirë, Luani. Ti me siguri se Merita - më tha duke e zgjatur dorën në drejtimin tim. Edhe ai, sikurse edhe bashkëshortja e tij, kaloi me "ti". - Kam dëgjuar shumë për juve të dyve nga bashkëshortja ime - shtoi duke e shikuar Demirin dhe mua. - Të shpresoj se vetëm gjëra të mira - ia thashë duke ndjerë se si po më skuqej fytyra.
Ai Launi ishte shumë i bukur dhe më vinte shumë keq që atë mëngjes nuk isha munduar të dukem më e bukur. Me tridhjetë e dy vite që kisha, dukesha e bukur edhe pa grim, por se ky çift dukej thuajse kishte ardhur nga ballinat e ndonjë reviste. - Mirë pra, a po nisemi në punë? Si thua Merita, që ti të vish me mua lart e Demiri t'i ndihmojë bashkëshortes sime? Emanuela, të cilën bashkëshorti i saj po e thërriste Eli, bëri me kokë në shenjë të pajtimit, e unë dhe Leo u ngjitëm lart. (vijon)
(Kosova Sot Online)