Lexoni edhe:
Ngjarje e vërtetë: Si më lëndoi mashkulli të cilin me të vërtetë e doja (1)
- Mos u shqetëso, Jonuzi nuk është këtu sonte. Argëtohu lirisht, nuk do t'i tregoj që të kam parë këtu - tha ai, duke tentuar të bënte shaka. - Nuk më intereson Jonuzi. Ne jemi ndarë tanimë - thash me një zë pa ndjenja. - Çka? Po bën shaka, apo jo? Më fal, nuk kam pasur idenë. Sinqerisht! Jonuzin nuk e kam parë tash e ca kohë. desha bile të të pyesja se ku është duke u fshehur ai - tha me një shprehje të keqardhjes në fytyrë. - Hajde, do të të qeras me një pije, e ti mund të m'i tregosh të gjitha. Përndryshe, sonte dukesh për mrekulli - më tha ai, derisa dora e tij, gjoja rastësisht, u lidh për belin tim.
Ngjarje e vërtetë: Si më lëndoi mashkulli të cilin me të vërtetë e doja (1)Lexoni edhe:
Edhe pse ky veprim i tij më shkaktoi neveri, më pas pashë se, nëse do të doja të hakmerresha ndaj Jonuzit, atëherë kjo ishte mënyra më e mirë. - Hajde, ta pimë atë pije - i thash duke ia ngulur sytë. E lash Sarandën, e cila më shikonte e brengosur dhe shkova me Muharremin. Edhe pse ai kurrë nuk më kishte interesuar, tani vendosa që të flija me të. Kamerieri na i solli pijet. Kësaj here nuk u përcaktova për lëng të portokallit, sikur që bëja zakonisht. Për atë që kisha ndërmend ta bëja, më duhej diçka më e fortë. E piva pijen alkoolike me një gllënjkë, gjë që bëri Muharremin të më shikonte me habi.
Opa, më duhet të pranoj se mirë po të shkon - më tha duke buzëqeshur, e unë e thirra kamerierin edhe një herë, për ta porositur një pije tjetër. Muharremi fliste për shumë tema, por unë nuk ia vija veshin. Pija gotë pas gote, duke ndier sesi fillonte efekti i alkoolit. Në një moment ai ia arriti që të më bënte të qeshja me një anekdotë nga fëmijëria e tij. I trimëruar nga sasia e alkoolit që kishim pirë, por edhe nga sjellja ime flirtuese, ai përfundimisht mori guximin që të më kapte për dore. - E di, Gane? Nuk ta kam thënë kurrë, por ti, në fakt, më ke pëlqyer gjithmonë. Nuk do të doja ta lëndoja Jonuzin, por nëse ju të dy me të vërtetë jeni ndarë, atëherë më nuk kam arsye pse t'i ndrydh ndjenjat e mia ndaj teje, apo jo? - Uh, sa e çuditshme! Edhe ti mua gjithmonë më ke pëlqyer. A të shkojmë në ndonjë vend më të qetë?, e pyeta, derisa në fytyrën e tij u shfaq ajo shprehja e burrit kur e realizon qëllimin e vet. Kur të nesërmen i hapa sytë, më verbëroi sasia e madhe e dritës. Koka më ishte bërë si tupan dhe mu deshën disa minuta që të më kujtohej se çka kishte ndodhur. Mora frymë lirshëm kur pash se ana e shtratit ku ishte Muharremi, tani ishte e zbrazët. Nuk e kisha as dëshirën më të vogël që ta shihja tani.
Ai e kishte kryer punën e tij dhe tani nuk më duhej asgjë. Shpresoja që ai të mos ishte aq i marrë, sa që të mos e kuptonte se kjo midis nesh ishte vetëm aventurë e një nate dhe asgjë më shumë. Në imagjinatën time të sëmurë tani mund ta shihja shprehjen e fytyrës së Jonuzit, derisa Muharremi do t'i rrëfehej sesi ka fjetur me mua. Sikur truri të mos më ishte ende nën ndikimin e alkoolit, atëherë me gjasë do ta kuptoja më mirë sasinë e marrëzisë sime.
Edhe pse Muharremi gjatë ditëve vijuese më telefononte vazhdimisht, unë gjithnjë ia mbyllja telefonin. Thjesht, me të nuk kisha çka të bisedoja. Unë vetëm desha që t'i hakmerresha Jonuzit me anë të tij, asgjë më shumë. Nëse ai kishte kuptuar ndonjë gjë gabimisht, kjo nuk ishte faji im. Në fund të fundit, të gjithë ata janë të njëjtë. Sikur unë të mos e kisha lënë e para, me gjasë ai do të më linte mua, sikur edhe Jonuzi, thosha vet me vete. As që më shkonte ndërmend se Muharremi mund të mendonte ndryshe. (vijon)
(Kosova Sot Online)