Ngjarje e vërtetë: Si më lëndoi mashkulli të cilin me të vërtetë e doja (3)

  • E. /
  • 05 January 2022 - 15:51
Ngjarje e vërtetë: Si më lëndoi mashkulli të cilin me të vërtetë e doja (3)

Mos u brengos, vetëm dëshiroj që të jem personi i parë që të dëshiron çdo të mirë në Vitin e Ri - i thashë ne buzëqeshje. Menjëherë pas kësaj buzët e tij ngadalë i prekën të miat. Jo vetëm që më preku forca e pasionit të tij, por edhe e imja. Po i pranoja puthjet e tij duke dëshiruar që të mos ndalen ndonjëherë. As sot nuk më kujtohet se cili filluam me zhveshjen e tjetrit, por kjo nuk ka rëndësi.

 

Rëndësi kishim vetëm ne të dy dhe pasioni i pakontrolluar që po rritej gjithnjë e më shumë. Kur më në fund u zhveshëm çuam dashuri deri kur u lodhëm tepër. Edhe pse gjithmonë kam besuar se një gjë e tillë mua nuk mund të më ndodhë ndonjëherë, të nesërmen nuk u ndjeva aspak e turpëruar. Isha shumë e dashuruar dhe e lumtur dhe nuk kisha qëllim që ta lejoja dikë që të ma prishë këtë ndjenjë. Përkundër të gjithave, disa minuta pasi që u zgjova në mëngjesin e nesërm, fillova të mendoj se si nuk do ta shoh më Danin, dhe se nata e shkuar do të jetë nata jonë e parë dhe e fundit.

Çfarë të bësh, ishte mirë, edhe pse nuk zgjati shumë. Megjithatë, i kishim këmbyer numrat dhe adresat, e kjo ndoshta do të thotë diçka, por e ngushëlloja veten derisa po i fusja gjërat në valixhe. Pasi që e përshëndeta Markun dhe Hanën, duke i falënderuar më parë për mikpritjen, me taksi shkova në stacion të autobusëve. Sado që po përpiqesha. Danin nuk mund ta largoja nga mendja, do të jepja gjithçka në botë që së paku ta shoh vetëm edhe për një moment.

Të nesërmen qëndrova gjatë e shtrirë në shtrat, duke menduar për Danin. Ku është tani? Çfarë është duke bërë? A është edhe ai duke menduar për mua sikur unë për të? Nëse me të vërtetë është i interesuar në mua, pse nuk më ka telefonuar ende? Zemër, a e ke ndërmend që të zgjohesh sot? Dreka tashmë është në tavolinë. Nëse nuk ngutesh, do të ftohet- më tha nëna duke hyrë në dhomën time. -Erdha - thashë shkurt duke e shikuar kompjuterin. -Vetëm sa ta kontrolloj postën. Jam duke e pritur një porosi shumë të rëndësishme- i thashë. - Në rregull, vetëm mos u vono shumë- më tha duke buzëqeshur. Me të vërtetë jam një budallaqe! Nuk kam nevojë që para nënës të zbulohem se jam e dashuruar.

Ajo mezi pret që të ma organizojë dasmën, mendova. Jo që nuk i doja prindërit e mi. Ishin njerëz të ndershëm e punëtorë dhe çdo gjë që kishin arritur e kishin arritur me mund. Kompania, jo edhe aq e madhe, e babait prej vitit në vit po sillte gjithnjë e më shumë të ardhura dhe duke pasur parasysh se unë isha fëmijë i vetëm ishte natyrale të ma plotësonin secilën dëshirë. Megjithatë, shpesh më shkonte në nerva fakti që ata përziheshin në jetën e dashurisë së të bijës së tyre 22-vjeçare. Dëshironin të njoftoheshin me secilin mashkull që dilja sikur do të martohesha të nesërmen. E dija se më donin dhe më dëshironin çdo të mirë, por mendoja se isha mjaftueshëm e rritur dhe e pjekur për tëharrë vendime të pavarura. Sapo e mbylli derën nëna, e aktivizova kompjuterin. Nuk u mashtrova, sepse me të vërtetë më prisnin disa porosi të reja. (vijon)

(Kosova Sot Online)