Lexoni edhe:
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (65)
Dashi dhe Peshorja
Sipas horoskopit, Dashi dhe Peshorja janë çifti i fuqisë së mijëvjeçarit. Dashi është i zgjuar dhe intrigues ndërsa Peshorja është dinake. Duket se një marrëdhënie mes dy personave të lindur nën këtë shenjë është e destinuar të zgjasë përgjithmonë.
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (65)Lexoni edhe:
Demi dhe Virgjëresha
Kur bëhet fjalë për dashurinë, Demi dhe Virgjëresha janë perfekt. Këto dy shenja janë të fokusuara në punë por dhe aq të dashuruar me familjen. Nuk kanë frikë të angazhohen dhe të sakrifikojnë veten për të ardhmen e tyre së bashku. Kanë tolerancë të ulët për gabime, por për këtë arsye, vlerësojnë njëri-tjetrin.
Binjakët dhe Shigjetari
Binjakët dhe Shigjetari janë të përsosur për njëri-tjetrin. Janë çifti perfekt por e urrejnë të “mbyten” nga dashuria. Binjakët dhe Shigjetari janë dy shenja që shkojnë shumë mirë: lidhja nuk është e “rënduar” apo shumë serioze (ose të paktën kështu u duket atyre) dhe arrijnë ta duan njëri-tjetrin pa xhelozi.
Gaforrja dhe Bricjapi
Këto dy shenja kanë lindur për të qenë së bashku. Megjithëse nuk i shprehin shumë ndjenjat e tyre emocionale, ky çift është i pandashëm. Nga njëra anë, Gaforrja e ndihmon Bricjapin për të dalë nga guaska e tij dhe nga ana tjetër, Bricjapi magjepset nga gjestet konkrete dhe besnikëria e Gaforres. Të shohësh është të besosh.
Luani dhe Peshqit
Luani dhe Peshqit jo vetëm që duken shkëlqyeshëm së bashku por përfundojnë duke rënë në dashuri ( me të vërtetë dhe çmendurisht ) pothuajse gjithmonë me njëri-tjetrin. Ata e admirojnë dhe e mbështesin njëri-tjetrin në të gjitha aspektet. Për këtë arsye, janë një nga çiftet për t’u pasur zili.
Akrepi dhe Ujori
Këto dy shenja vështirë se mund të ndahen. Së bashku, Akrepi dhe Ujori kapërcejnë pothuajse çdo pengesë, pa frikë apo keqardhje. Duket absurde, por këto dy shenja janë bërë për njëri-tjetrin. Së bashku ata praktikisht krijojnë një perandori dhe është e pamundur t’i sulmosh: një çift vërtet fantastik.
(Kosova Sot Online)