Lexoni edhe:
Ngjarje e vërtetë: Më nuk mund ta duroja vetminë (7)
E mora filxhanin dhe e piva një gllënjkë të kafesë tashmë të ftohtë. Po mendoja për fjalët e saj. Ato ishin logjike. Ajo mendonte me tru, e unë me zemër. Kurrë nuk mendoja për të ardhmen e largët. Jetoja sot për nesër, sepse isha bindur se asgjë e planifikuar nuk realizohet. Isha e pafuqishme. Unë nuk po e drejtoja fatin, por ai mua. Ajo mashtrohet nëse mendon se nuk jam e privilegjuar. Unë nuk ndjehesha ashtu. Isha e lumtur. E dija mirë që lidhja jonë kishte mangësi, por ku ka lidhje të përkryer? Tani për tani më konvenonte roli i dashnoret. Asgjë tjetër nuk mund të merrja nga ai, e as ai nuk më kishte premtuar ndonjë gjë. -Nuk e di se si të duket ty Liraku, por po të mund t'i huazoja sytë e mi që njëherë ta shikosh me ta, do ta kuptoje se ai është mashkulli më i pashëm në botë, i thashë asaj. -Kur ke qenë për herë të fundit te mjeku për sy? Më duket se nuk je duke parë fare.
Ngjarje e vërtetë: Më nuk mund ta duroja vetminë (7)Lexoni edhe:
Si mund të pohosh se Liraku është mashkulli më i pashëm në botë? Po përpiqem që të të kuptoj, por kjo nuk po më shkon për dore. Unë e shoh atë që është dhe a e di se në çfarë përfundimi kam ardhur? -Jo, iu përgjigja unë. -Ty të duhet një mashkull që njëkohësisht do të ta zëvendësojë babanë, përndryshe nuk do të lidheshe me të. Si mund ta sqaroj ndryshe lidhjen tënde?, më pyeti. Kjo më zemëroi shumë. E dija që lidhja ime nuk e kishte aprovimin e rrethit, por kjo nuk kishte shumë rëndësi. -Nuk e di pse po mendon kaq shumë për lidhjen time, i thashë unë. -Për shkak se dua ta di se çfarë është duke ndodhur saktësisht. Për shkak se ajo që thua është e papranueshme. Për vite të tëra jemi bashkë, e kaq pak po të njoh. Veprimet e tua më kanë befasuar. -Pse? Për shkak se jam më e bukur se ai. Ti aspak nuk e kupton jetën. Për mua bukuria ime nuk është e rëndësishme.
Ajo është kalimtare. Për mua ndjenjat kanë rëndësi, thashë unë. - A nuk janë edhe ato kalimtare? -Jo. Kur dy njerëz kanë diçka, ajo mbetet për tërë jetë, i thashë duke u ngritur në këmbë. -Cili është dallimi mes meje e teje? Duhet ta pranosh se unë jam më e bukur, i thashë. Nuk u përgjigj, vetëm po e tundte kokën. -E një ditë kur të plakemi, të dyja do të jemi të njëjta. Nuk do të kemi dallime, por ndjenjat do të mbeten këtu, i thashë duke bërë me dorë në drejtim të zemrës. -Ato kurrë nuk do të zhduken. Ato gjithmonë do të mbesin në ne. Unë nuk jam më e vlefshme se ti. Edhe pse jemi ndryshe në aspektin fizik, neve na lidhë diçka e madhe.
Nuk më intereson se çfarë thonë të tjerët, më intereson se si ndihem. Ajo vetëm i ngriti krahët. -Një ditë, kur të dashurohesh si unë, do ta kuptosh, e deri në atë kohë pranoje këtë që është duke ndodhur. Pasi që e përcolla, u ula dhe po mendoja për tërë bisedën. Ky nuk ishte vetëm mendimi i saj, por edhe i të tjerëve. Të gjithë mendonin se jam me Lirakun vetëm për interes, e askush nuk përpiqej që ta zbulojë të vërtetën. Ata e shihnin vetëm atë që dëshironin, e unë nuk mund të ndikoja në mendimin e tyre. Njerëzit nganjëherë janë shumë të vrazhdë. Tërë pasditen e kalova me dilema. Sapo erdhi Liraku, menjëherë i tregova, e dëshiroja mbështetjen e tij. Dëshiroja që të më bindë se jam duke vepruar mirë, të më premtojë se nuk do të më braktisë sepse frika në mua po rritej gjit
(Kosova Sot Online)