Ngjarje e vërtetë: Me çdo kusht do të mbetem dashnorja e tij (2)

  • E. /
  • 13 January 2022 - 15:53
Ngjarje e vërtetë: Me çdo kusht do të mbetem dashnorja e tij (2)

Këtë nuk do të mund ta duroja, kjo do të më shkatërronte. - Pse po shqetësohesh, e dashur? - më pyeti duke buzëqeshur. - Por, lidhja jonë nuk është si të tjerat. Ajo do të jetë nën një presion të vazhdueshëm. Kam frikë se, një ditë, do të vijë deri te shkatërrimi - thash duke fshirë lotët me dorën që më dridhej. - E cila lidhje nuk është e tillë? Mos u merr me askënd. Më beso vetëm mua dhe ndjenjave të tua. Këtë edhe e bëra. Dy vjetët në vijim treguan se sa të drejtë kishte Liraku.

Lidhja jonë iu bëri ballë të gjitha goditjeve. Ai ma dëshmoi dashurinë e tij në çdo hap. Vazhdimisht më dhuronte diçka, por unë nuk doja që të isha tërësisht e varur nga ai. Edhe pse ai ishte kundër, unë isha punësuar, duke u ballafaquar kështu më lehtë me boshllëkun që më mbeste pas çdo largimi të tij. Dashuria që ndjeja ndaj tij ishte krejt e ndryshme nga ai pasioni krejt i verbër, i cili më karakterizonte në fillim të lidhjes me të. Ajo u zhvillua në diçka më të thellë dhe më të qëndrueshme. Në mua filloi që të zgjohej xhelozia. Aq shumë e doja, saqë doja të isha vazhdimisht me të, edhe pse e dija se kjo nuk ishte e mundur.

 Dashuria jote më ngufatë - ma kishte thënë njëherë. Kjo mi kishte hapur sytë në tërësi. Nuk guxoja më të sillesha ashtu. Isha në rrugë të mirë që ta humbja, gjë që nuk duhej ta lejoja assesi. Më duhej një ndryshim, por as vetë nuk e dija çfarë ndryshimi. Ajo pasiguri më mbyste, gjë që la pasoja të mëdha në psikikën time. U ngrita dhe përsëri ia fillova ecejakeve nëpër banesë. Me kureshtje shikoja në çdo kënd. Vetëm pasi hapa derën e një dhome të vogël, në mendje më ra një ide jo e rëndomtë.

Atëherë kuptova se çka më kishte munguar gjatë tërë kësaj kohe. E gjeta formulën magjike. Një fëmijë! Ai do të ishte zgjidhje ideale. Në këtë mundësi kurrë nuk kisha menduar, por tani, kur e kisha banesën time, gjithçka kishte ndryshuar. Fëmija do të ma plotësonte jetën, e edhe do të na lidhte më shumë Lirakun me mua. Me padurim prisja mbrëmjen. Gjithnjë e më shumë bindesha se plani im ishte i përkryer, por nuk e dija si do të reagonte Liraku ndaj tij. Pasi dëgjova hapjen e derës, më kaploi ngazëllimi. Dola ta shihja. Për befasinë time, ai ishte i veshur me rroba solemne.

Një uqetë e luleve tepër të bukura ia mbulonte fytyrën në tërësi. Me të vërtetë u befasova, e më pas ia plasa të qeshurës. Dukej sikur ndonjë djalë i ri. Kurrë nuk mund ta paramendoja se çka do të bënte. E mora buqetën, por nuk kisha kohë që ta vendosja në vazo. Doja ta shfrytëzoja çdo moment të pranisë së Lirakut. Iu hodha në përqafim dhe iu ngjita për trupi. Aq shumë e dëshiroja. Vetëm ai mund ta zgjonte një apetit të tillë të trupit tim. I mbylla sytë dhe u dorëzova para puthjeve të tij. Në atë moment tërësisht kisha harruar vendimin tim dhe gjithçka që kisha ndërmend t'i thosha. - Sofije! - tha ai me zë të lartë, duke u larguar paksa. - Dalim jashtë! Kam rezervuar një tavolinë! E shikova e habitur.

Shumë rrallë dilnim në publik. Atij i duhej që të përkujdesej për reputacionin e vet, e mua më duhej që të kënaqesha me takimet sekrete në banesë. - Jashtë? - e pyeta duke buzëqeshur. - Dua të të qeras me një darkë. E kapa për dore dhe e shikova në sy. - Ka kohë. Duhet të bisedojmë. Ndoshta ky propozim do të të befasojë, por unë e dua këtë me gjithë shpirt - i thash me një zë të ngjirur. - Dua ta bëjmë një fëmijë! - Çka?! - më pyeti dhe u nis në drejtim të kauçit. U ul, e më pas u ngrit me të shpejtë. Sjellja e tij ishte tërësisht jo e rëndomtë. Siguria, e cila vazhdimisht rrezatonte nga ai, u zhduk si me shkop magjik. Edhe unë ndihesha nervoze. Dashuria, në të cilën përbeheshim që të dy ne, tani gjendej para një sfide tepër të madhe. (vijon).

(Kosova Sot Online)