Lexoni edhe:
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (73)
Duke e përqafuar vëllanë, ndjeva sesi ai dëneste, duke qarë në supin tim. "Më mungojnë shumë ata, Danny". Zemra e tij ishte duke u dridhur, pasi që përfundimisht i lejoi vetes që ta ndiente pikëllimin në lidhje me vdekjen e prindërve tanë, në vend që të mendonte për hakmarrje. "Nuk e di çka të bëj tani, nuk e di …". Nuk dija çka t'i thosha. As me jetën time nuk dija çka të bëja, se lëre më... Mora një karrige dhe u ulëm afër Randy-t. Dhoma u mbush me heshtje derisa ne të tre nuk lëvizëm gjatë pjesës më të madhe të kohës. "Epo", tha Randy, duke shkuar te frigoriferi dhe duke i marrë tri birra. "Kemi një hapje në 'Romeo's Quest'". Sytë e Jace-s u hapën dhe ai tundi kokën duke mos mundur të besonte. "A me të vërtetë doni që unë të kthehem?
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (73)Lexoni edhe:
Pas tërë asaj që kam bërë? Sidomos me Ashlyn-in"? U dridha kur dëgjova emrin e saj. "Jace… thjesht thuaj po", i thash. Sytë e tij të kaltër buzëqeshën derisa u fiksuan me shikimin tim. "OK". KAPITULLI 43 Kjo nuk është diçka që unë dua që të zbehet. Më premto se, pas shiut, do të ketë diell. "Romeo's Quest" Pasi që u largova nga Exhvudi, shkova në shtëpi dhe mbarova vitin e fundit në shkollën time të vjetër. Shokët e mi të vjetër tentuan që të lidheshin me mua, por unë më nuk isha ajo vajza të cilën ata e kishin njohur dikur. Nëna vazhdonte çdo ditë që të ballafaqohej me vdekjen e Gabby-t, por më kishte thënë se ndihej më mirë derisa unë isha aty. Po ashtu, qeshte më shpesh. Çdo mbrëmje ulesha në kauç me të, ajo shikonte TV-në derisa unë lexoja. Kjo rutinë funksiononte për ne derisa shkova në fakultet, për ta gjetur veten. Për t'ia nisur nga fillimi.
Zura miq të rinj. Gjithnjë e më shumë ndihesha mirë me të qenit vetvetja, gjë që nuk kisha qenë gjatë tërë jetës. Dikur isha motra binjake, më pas në lidhje me Danielin. Jo se pendohesha për ndonjërën nga këto gjëra. Ato më kishin bërë më të fuqishme. Imagjinata ime ishte mësuar të shtirej kinse ende ishim bashkë edhe pasi që kishim shkuar secili rrugës së vet. Rrotullohesha në shtratin tim çdo mëngjes, duke ëndërruar sesi më puthnin buzët e tij, sesi më përqafonin duart e tij, derisa trupi i tij i ngrohtë bashkohej me trupin tim. Imagjinoja sikur ai ma bënte një çaj derisa unë i përgatisja atij vezët sikur që i pëlqenin dhe kafen e tij tepër të zezë. Më pas do të bënim dashuri para se të lindte dielli në tërësi, duke ditur se trupat tanë ishin bërë për njëri-tjetrin. Zemrat tona do të rrihnin gjithmonë për njëra-tjetrën. Shpirtrat tanë ishin të përcaktuar që të digjeshin së bashku në një zjarr misterioz, i cili e mbushte universin me shpresë dhe pasion. Shumica e njerëzve nuk kuptonin. Shoqëria më inkurajonte që të vazhdoja me jetën, që ta gjeja dikë tjetër.
Por, si mund të lejoja dikë që të më dorëzohej, kur e dija se unë nuk mund t'ia ktheja në të njëjtën masë? Kjo nuk do të ishte e drejtë. E dija se kurrë më nuk do të bija në dashuri. Nuk më ishte shkruar. Çdokush në këtë planet do ta ketë për nder të bjerë në dashuri me z. Daniels. Por, unë kisha qenë më me fat. Meqë, për një moment, edhe ai më kishte dashur mua. Shkruaja çdo ditë sa herë që nuk kisha detyra për të bërë. Krijova një ngjarje për të cilën as që e kisha ditur se kishte jetuar brenda meje. Nuk shkruaja as edhe një fjalë të vetme, pa dëgjuar muzikën e tij me CD. Më dukej kështu sikur ai ishte me mua dhe më inkurajonte. (vijon)
(Kosova Sot Online)