Roman dashurie: Mbrojtësi (10)

  • E. /
  • 02 February 2022 - 15:50
Roman dashurie: Mbrojtësi (10)

- Nuk ma the emrin tënd. - As ti nuk ma ke thënë tëndin. - Unë jam Dreni. - Unë jam Valdetja. - Emër i vjetër, por më pëlqen. Ka sjellë dy gota me çaj dhe i ka lënë në tavolinën e drunjtë. - Të faleminderit. Edhe banesën e ke të mirë. Nuk ngjason një taksistit. - E si duket një banesë e taksistit? - Nuk e di, më i thjeshtë… I parregulluar. Plot me gazeta dhe harta të qyteteve. Buzëqeshi dhe për të parën herë ka treguar ata dhëmbët e tij të bukur. - Kjo është një stereotip. A e di se përse jam taksist? - Sepse nuk ka vend të lirë të punës dhe fitohet mirë? - Tregimi im është më ndryshe. Për një kohë të gjatë kam qenë rrugaç.

Jam rrahur me njerëz, kam vjedhur dhe më kanë shkuar mirë gjërat. Më pas kam filluar bixhozin, në fillim me para të imëta e më pas sa për të kaluar kohën me shokët, por kështu erdha deri në fund, mbeta pa asgjë. - Bixhoz? - Po. E nga e gjithë kjo kam mësuar shumë dhe ia kam nisur nga fillimi. Valdetja përnjëherë ka ndjerë lodhje të hatashme. Këtë e kishte vërejtur edhe Dreni. - Përse nuk po shtrihesh pak? - Këtu? - Po, këtu në shtrat. - Nuk mundem... e ti? - Unë po shkoj të punoj. Më pëlqen të vozis natën. - Kjo nuk është në rregull... Dreni u ngrit dhe nga dollapi ka nxjerrë çarçafë të pastër.

Kishte pritur se vetëm do ta hidhte në shtrat, por ai ia ka rregulluar. - Urdhëro. Ta shkruaj numrin e telefonit, e kur dëshiron të shkosh në shtëpi, më lajmëro, vij dhe të dërgoj. Atje e ke banjën, peshqirët janë në dollap dhe lirish sillu sikurse të jesh në shtëpinë tënde. Disa minuta më pas Valdetja bëri një dush dhe ishte shtrirë në shtrat. Po ndihej si e marrë që ishte aty, në banesën e mashkullit të panjohur, por ndodhitë e natës paraprake ishin kaotike për të menduar me kokë të ftohtë. Gjumi e kishte pushtuar më shpejt se kurrë më parë. KAPITULLI 10 Ajo po flinte si një ari në dimër.

Në momentin e parë nuk kishte mundur ta kuptonte se ku ishte. Rrezet e diellit përmes dritares së kulmit kishin depërtuar në fytyrën e saj. Me panik kishte kërcyer në këmbë dhe kishte filluar ta kërkonte orën. Kishte një orë të arrinte në shtëpi, të ndërrohet dhe të shkonte në punë. Aty pranë kishte numrin e Drenit. Ajo kishte thirrur një tjetër taksi dhe disi ia kishte dalë që në gjithë këtë rrëmujë ajo të vonohej vetëm dhjetë minuta. Dita i kishte kaluar shumë ngadalë, pothuajse secili minutë kishte kaluar dyfish më ngadalë dhe më gjatë. Po mundohej të mos mendonte rreth natës së kaluar, por skenat po i ktheheshin vetvetiu. Nuk kishte mundur ta shmangte konfrontimin. Pyetej se si kishte mundur të sillej ashtu. I vinte gërdi prej Ylberit, por kishte menduar se e meritonte këtë, pasi i kishte besuar se ai ishte një zotëri i vërtetë, se ishte një ëndërr me të. (vijon)

(Kosova Sot Online)