Jo se nuk dini, por ca ide për s*ksin në dush

  • G.g /
  • 07 February 2022 - 10:27
Jo se nuk dini, por ca ide për s*ksin në dush

Imagjinoni seksin në dush dhe mund të jetë vërtetë bukur. Sekreti, si në situata të tjera të seksit, është që të kënaqesh duke e bërë atë. Ju nuk mund të prisni që të funksionojë si në situatat tjera, por mund të gjeni mënyra për ta bërë banjën tuaj një ‘park ujor’ të seksit.

Këtu janë disa prej këshillave më të mira:

Mbani të dy këmbët në tokë!

Mos provoni të vendosni njërën këmbë në buzë të vaskës, pasi shumë lehtë mund të rrëshqisni. Një pozitë e mirë e cila kërkon që të dy këmbët të jenë në tokë është ‘doggy style’. Nëse partneri femër lakohet në tokë me të dyja këmbët, atëherë pozita do të jetë më e qëndrueshme, dhe mashkulli mund të qëndrojë në këmbë pas saj. Kjo është një mënyrë e thjesht, për t’u kënaqur me seksin në dush.

Bëni ‘lojëra’ në dush

Është kënaqësi të luash me partnerin në dush, duke lagur njëri-tjetrin, puthur, prekur dhe fërkuar me sapun për t’u bërë të rrëshqitshëm, dhe pastaj të kryeni marrëdhënie seksuale jashtë banjos. Luaj me ndjeshmërinë e ujit, ajrit të nxehtë, ndjenjës së trupave të njëri-tjetrit.

Thjeshtë lajeni njëri-tjetrin

Ndalo për të vlerësuar dhe përqafuar intimitetin e momentit. Je pa grim, trupi juaj është komplet i zhveshur, dhe jeni duke u kënaqur me njëri-tjetrin. Për ta bërë partnerin që t’i pëlqeni edhe më shumë, thoni që t’ua fërkojë trupin me sapun, pasi që kjo është shumë intime.

(Kosova Sot Online)