Lexoni edhe:
Ngjarje e vërtetë: Njerka na bëri magji (1)
Ajo nuk ishte e ndershme, prej tij kërkonte gjërat që Tomori kurrë nuk i kishte. Ariani edhe këtu kishte lëshuar pe, a nuk meritonte një pikë dashuri nga ana e tyre. Por, fytyrën e vërtetë Merita e ka treguar pas vdekjes së Ilirit. Ai kishte vdekur atë vit kur ne u martuam, sepse edhe atëherë kishte qenë i sëmurë. Psikika e tij e sëmurë, e më pas edhe kanceri i kanë shkatërruar. Ajo që kishte filluar të ndodhte në shtëpi kur kishte shkuar, ishte shumë e dhimbshme dhe e vështirë e një gjë të tillë nuk do t'ia dëshiroja as armikut më të madh. Të këqijat e asaj gruaje nuk mund të përshkruheshin me fjalë.
Gjatë gjithë kohës kisha një ndjenjë se ajo ishte fajtore për vdekjen e prindërve të Arianit dhe se ajo në secilën mënyrë kishte kontribuar për sëmundjen e tyre. Edhe për jetën e Ilirit, Merita kishte lejuar që në kohën e duhur të bartemi në shtëpi. Megjithëse një dhomë në shtëpi ishte e zbrazët, ajo nuk lejonte që të rrimë aty. Kishte insistuar që Tomori të jetë bashkë me neve. - Por përse nuk na lejoni që të ndahmi, po ne jemi të martuar - u nxeva me fjalë, kur e kam dëgjuar atë ide të marrë. - Derisa jeni nën kulmin tim, do të bëhet ashtu si them unë - nuk dëshironte të lëshonte pe. Marrë parasysh se nuk kishin zgjedhje, e kemi dëgjuar dhe në vete kemi mbajtur dëshirën se kur do të shpërngulemi nga ajo shtëpi.
Ngjarje e vërtetë: Njerka na bëri magji (1)Lexoni edhe:
Shtëpia ishte edhe më e errët kur kishte shkuar Iliri. Derisa ai ishte gjallë e kam vërejtur se Merita bën punë aspak të zakonshme, por kurrsesi ta kuptoja se për çfarë bëhej fjalë. Gatuante gjellë të çuditshme dhe bisedonte me fqinjët rreth problemeve martesore, që po bëhej midis meje, asaj dhe një gruas së panjohur. - Dëgjo - po fliste Merita - kështu i kam ndihmuar edhe vetes time. Nëse dëshiron ta mbash burrin atëherë më dëgjo mua dhe bëj çfarë të kam thënë.
Por, kam frikë. Kjo që ju kërkoni është marrëzi - po thoshte ajo gruaja. - Do ta bësh kur ai të mos vërejë. Vetëm ia hedh paksa në kafe dhe gjithçka do t jetë në rregull, mos ki frikë. Do ta harrojë në atë moment, më beso - po e bindte ajo atë, e unë ndjeja se si lukthi po më tkurrej. Njëkohësisht kam ndjerë edhe një frikë të tmerrshme nga ajo se çfarë mundet të na bëjë neve. A po do që të kthehet ai ty apo jo - po vazhdonte me tonin e errët të zërit të saj. - Po dua - pasoi përgjigja, e unë nuk kam dashur të dëgjoj më shumë. Porsa është kthyer Ariani, i kam treguar atë që kam dëgjuar.
Vallë mos mendon se ajo me magjinë e saj ka mundur t'i vrasë prindërit e mi - pyeti ai i habitur. - Nuk e di, por ajo që po bën ajo është e keqe. Deri tani jam lutur, e tani do të lutem edhe më shumë, duhet të mbrohemi disi. Më me dëshirë do të shpërngulesha nga kjo shtëpi e mallkuar - isha e shastisur. Deri atëherë nuk kam besuar në magji e zezë, si thuhet në popull, por me sa duket ajo ka vepruar gjithmonë kështu. Si ky person kurrë nuk më ka pëlqyer, po mundohesha ta shmang shoqërimin me të dhe ta injoroj sa më shumë. Nga ana tjetër, më duhej të kisha kujdes që ajo të mos e vërente. Tomori, nga ana tjetër ishte krejt i ftohtë dhe po sillej thuajse asgjë nuk po ndodhte në shtëpi. Shkonte herët nga shtëpia, pasi që punonte në ndërtimtari, e kthehej natën vonë. Shpeshherë edhe udhëtonte, kështu që unë dhe Ariani mund të ishim pak vetë. Gjithmonë e kisha të habitshme faktin se nëna e kishte bartur në dhomën tone, bashkë me neve. Fakti ishte se edhe ai kishte frikë nga e ëma e tij. (vijon)
(Kosova Sot Online)