Ku ka më bukur se të qenurit ‘single’, këto 10 gjëra e vërtetojnë

  • E. /
  • 15 February 2022 - 09:44
Ku ka më bukur se të qenurit ‘single’, këto 10 gjëra e vërtetojnë

Pavarësisht nëse keni zgjedhur të jeni ‘single’ ose për shkak të rrethanave, mos harroni të gjitha mrekullitë që vijnë pas kësaj fjale. Po, të kesh një partner mund të jetë mjaft romantike, por ndoshta nuk krahasohet me ndjesinë që të jep pica, ‘cheeseburgers’ dhe Netflix, ndër të tjera.

Dhe le ta pranojmë, partnerët me siguri nuk do të jenë kurrë aq të lezetshëm sa qenushët apo macet. Nëse jeni beqarë për fat të mirë, jemi të sigurt që mund t’i vërtetoni se këto 10 gjëra mund të jenë më mirë se një lidhje.

1. Flirtim i paturpshëm.

2. Shumë kohë dhe para për të shpenzuar me veten.

3. Të mos bësh asgjë.

4. Të kesh një krevat të gjithin për vete.

5. Mund të mbani kafshë shtëpiake.

6. Mund ta keni ushqimin të gjithin për vete.

7. Mund të qëndrosh me pizhame në çdo moment.

8. ‘Sex Toys’ (Lodra seksi).

9. Kohë pa limit për shoqet e ngushta.

10. Nuk shqetësoheni për depilim.

Të jesh beqar nuk është gjithmonë e lehtë, por mund të jetë shumë shpërblyese nëse mund të shohësh të mirat në të. Të mësosh të jesh me veten tënde është puna e jetës sonë, por thelbësore nëse duam të gjejmë gëzim dhe fuqi duke qenë beqarë.

Beqaria dhe të jetuarit vetëm janë gjithashtu në rritje në shumë vende, përfshirë Japoninë, Italinë dhe Suedinë, kanë treguar studime të ndryshme. Ka mënyra për t’i kthyer ndjenjat e vetmisë  në fuqizim dhe gëzim në çdo fazë të jetës tuaj, duke përfshirë edhe gjatë pandemisë ose Shën Valentinit.

(Kosova Sot Online)