Lexoni edhe:
Ngjarje e vërtetë: Jeta e re pas të dyzetave (4)
Pikëllimi është gjendje e shpirtit dhe nuk mund të përcaktohet në aspektin kohor. Disa gra mbajnë pikëllimin gjatë tërë jetës. Por, unë mendoj se ato ashtu vetëm sa humbin, ato dhe fëmijët e tyre, por edhe rrethi i tyre më i afërt. Të mbash zi d.m.th. të mos jesh person komplet. Dhe po, edhe unë gjatë muajve të parë kam qenë jo komplete. Isha e humbur, e tmerruar nga frika. Megjithatë, kuptova se isha luftëtare dhe se më duhej të shkoja tutje, të vazhdoja me jetën. Deri më tani ishte Zuka ai që e potenconte takimin, por kësaj radhe unë e mora këtë rol. Kishte më shumë se tetë muaj që nuk ishim parë. Mendoja se ndoshta nuk do të ndjeja asgjë kur ta shihja, e ndoshta në fytyrën e tij do ta shihja zhgënjimin pasi që të më shihte mua.
Ngjarje e vërtetë: Jeta e re pas të dyzetave (4)Lexoni edhe:
E dija që tragjedia të cilën e kisha përjetuar kishte lënë gjurmë te unë, në aspektin fizik dhe shpirtëror. E pashë, por mezi e njoha. Ishte shumë më i thatë dhe me fytyrë të varur. Por, më së shumti më bëri përshtypje fakti që e kishte rruar kokën në tërësi. Më parë, mund të thuhej se kishte flokë artistike, e tani përnjëherë kishte kokë të rruar. Me gjasë ai kishte vërejtur habinë në fytyrën time dhe menjëherë më kapi për dore, duke filluar të më shpjegonte pse dukej kështu. - Mina, unë jam ai që je duke kërkuar.
Më beso, edhe pa flokë ende kam mendim të njëjtë për ty. Herë pas here kam qenë tepër i mjerë dhe i pikëlluar pa ty, prandaj më është dashur që të bëja diçka, që të mos çmendesha. Thosha, ndoshta pas ndryshimeve fizike, do të filloja të mendoja ndryshe dhe do të të harroja. Nuk ia dola! - As unë nuk jam ajo që kam qenë. Mendoj se kam ndryshuar edhe si person - këtë nuk ia thashë atëherë, por mendoja mos nuk do t'i pëlqeja më. Pasi që të shoh se edhe unë kam probleme, ndoshta do ta mundojnë problemet e mia dhe ndoshta do të ikte. Por, nuk ndodhi kështu. Përsëri qëndruam deri vonë, biseduam me orë të tëra, buzëqeshëm, qamë. E befasova edhe veten time - unë vazhdoja që të isha e njëjtë, e dashuruar në jetë edhe më tej dija si të qeshja dhe si të isha argëtuese. Edhe ai ishte i njëjti - shpirti im binjak. Gjithçka ishte njësoj. Por edhe dallimi në moshë kishte mbetur i njëjti.
Edhe pse tani isha e lirë që të hyja në çfarëdo lidhjeje, disi isha e përmbajtur. Por, sikur që thashë më parë, ambienti mashkullor përreth më detyronte që, sa më parë të lidhesha me dikë, sepse vetëm ashtu do të më linin të qetë. Doja të isha me Zukën, por... Më parë kisha dilema rreth pabesisë martesore, e tani më pengonte të isha me dikë tepër më të ri. Vazhdimisht shihja njerëz të lumtur që kishin dallim të madh në moshë dhe suksesi i tyre më jepte kurajë. Por, më pas më rastiste të lexoja se si lidhjet e tilla nuk kanë perspektivë në aspektin afatgjatë, gjë që ma zbehte entuziazmin. Por, marrë në përgjithësi, Zuka dhe unë takoheshim gjithnjë e më shpesh dhe më lirshëm dilnim në publik. E rregullova që, për dy fundjavë, djali të qëndronte te gjyshi i tij, e unë shkova me Zukën në male.
Çka të them? Ishim krejtësisht të relaksuar, të përkushtuar vetëm ndaj njëri-tjetrit dhe më dukej sikur isha në ëndërr. Kjo ishte duke u bërë një lidhje në plot kuptimin e fjalës. Dhe, ishim të kënaqur së bashku. Mendoja se kështu do ta kishim përjetë. Mendoja se nuk duhej ndryshuar asgjë, meqë kështu ndiheshim shumë rehat. Por, Zuka nuk mendonte kështu. Ai nuk donte që kjo të ishte vetëm një lidhje e daljeve dhe fundjavave. Ai donte që të martoheshim. Nuk ma tha këtë menjëherë, por vazhdimisht më thoshte se si do të donte të takohej me djalin tim, që do të mund ta ftonte atë në shtëpinë e tij dhe se kishte ardhur koha që ta njoftoja atë me shoqërinë time. Unë megjithatë gjeja arsyetime që të mos e bëja këtë:"djalin e kam me grip, ka shkuar në ekskursion, jam shumë e zënë me një projekt, më duhet t'i përgatis miqtë për një takim të përbashkët"... (vijon)
(Kosova Sot Online)