Roman dashurie: Lulet e djegura (19)

  • E. /
  • 21 March 2022 - 15:48
Roman dashurie: Lulet e djegura (19)

Vince ishte vetëm një djalosh, i cili po pretendonte të dilte me të në mënyrë që nëna e saj ta linte rehat rreth dyqanit. Ajo madje as nuk e pëlqente edhe aq si person që ishte, ai e shmangte. Por, edhe më tutje ajo duhet të dukej bukur kur të dilte në publik. Ajo kishte kapur flokun kaçurrele e bionde dhe i kishte hedhur pas shpinës dhe kishte marrë pak "eyeliner". Kishte rregulluar pallton e saj të butë me gjysmë mëngë dhe kishte një fustan të kaltër të veshur, kishte dalë nga dyqani dhe kishte shkuar për të marrë një kafe. Kur ajo kishte shkuar ta tërheqë derën për ta hapur, e pa se kjo ishte shumë e lehtë për ta bërë.

Clarke kishte shikuar prapa vetes së saj dhe kishte kërcyer kur e kishte vërejtur se Vince ishte pikërisht prapa saj, duke arritur t'ia hapte derën. Ai ia dhuroi një buzëqeshje të bukur. "Pas teje" i ka thënë me vetullën ngritur para se ai t'ia kishte kthyer shpinën dhe ishte futur brenda. Edhe kësaj radhe, ajo ia kishte lënë që ai ta zgjidhte karrigen derisa ajo ishte befasuar derisa ishte befasuar kur i kishte shkuar nga prapa dhe ia kishte rregulluar karrigen. A mos ky djalosh ka dalë nga romanet? Çfarë do të dëshiroje", e pyeti Vince derisa ajo po rehatohej. "Oh, mund të porosis vetë. Nuk ke nevojë ta bësh këtë", kishte insistuar Clarke, duke tentuar të dilte nga karrigia, po se aty po qëndronte Vince. Ajo mbeti në karrigen e saj.

"Më duket se do të marr një çaj indian dhe gjoks gjeldeti", tha ajo qetë. Ai e shikoi me buzëqeshje dhe më pas iu drejtua banakut. Clarke kishte hedhur një shikim thonjve me manikyr dhe i kishte shtrirë në tavolinë e i dukej e habitshme të rrinte ulur dhe të priste që një mashkull t'ia sillte çajin dhe ushqimin. Kjo ishte arsyeja pse ajo kishte shmangur të jetë me një mashkull midis orëve 7:00 në mëngjes dhe 10:00 në mbrëmje. Ajo kishte shikuar Joe, që ia kishte ngulur sytë derisa po e fshinte një tavolinë rreth saj. "E di, nëse vazhdon t'i bësh presion asaj tavolinës ashtu, duhet ta ngjyrosësh", kishte komentuar ajo. "Dikush qenka në diskonim të keq.

Telashe në parajsë", Joe kishte pyetur me mërrola derisa kishte shkuar drejt saj dhe ishte ulur aty pranë. Ai po shikonte Vince, i cili po priste të porosiste atje në kënd. "Ne në fakt nuk jemi…". Ajo ndaloi veten, duke lënë të kuptohet më shumë. "Jemi mirë, Joe", i tha ajo. "Epo, e di se jam gjithmonë këtu nëse e kuptoni se keni bërë zgjedhjen e gabuar". Papritmas, ai nuk dukej kaq i mirë dhe i lezetshëm si dikur. Për fat të mirë, Vince i kishte treguar përkrahje, duke qëndruar para Joe dhe duke bërë kinse po kollitej. Joe u ngrit dhe ia ktheu shpinën pa një fjalë të vetme. "Për çfarë ishte e gjithë kjo" pyeti Vince, duke ia rregulluar çajin dhe sandviçin përballë saj. Clarke me gishtërinj rregulloi flokun dhe mori frymë thellë. "Më është hedhur tash e disa muaj". Tha me zë të lartë për ta dëgjuar të tjerët. E shikoi se Vince ishte nervozuar para se t'ia jepte gjalpin me kikirikë. (vijon)

(Kosova Sot Online)