Lexoni edhe:
Roman dashurie: Lulet e djegura (22)
Clarke shtriu gjurin e saj nën tavolinë me nervozizëm, derisa dy shërbëtorë me kostume vinin, njëri me pjata dhe tabaka të argjendit, e tjetri me ushqim. Ajo shikoi se si të gjithë vendosën shamitë mbi prehrit e tyre në mënyrë të përkryer dhe u ulën drejt në karriget e tyre. Clarke ishte e bindur se do t'i thyhej shpina, po të mundohej që të ulej aq drejt. Derisa shërbëtorët ishin duke ardhur në drejtim të tyre, Vince zgjati dorën për t'ia qetësuar asaj gjurin, i cili i dridhej. Ajo e shikoi atë, sikur për ta marrë ndonjë shpjegim, derisa ai me të shpejtë i tha që të qetësohej.
Më pas, kamerieri ia vendosi përpara një pjatë me dy topa mishi, të zhytur në njëfarë salce, që nuk kishte ndonjë aromë kushedi sa të mirë. Askush nuk bëzante derisa shërbëtori erdhi edhe tri herë me shparguj të pjekur, me pilaf orizi dhe me hurma të mbushura. Përkundër tërë mundit që kishin bërë kuzhinierët për ta përgatitur atë ushqim, ky i fundit dukej se nuk do të linte ndonjë përshtypje të mirë. Clarke shikoi Vincen me simpati, duke menduar se si ai, me gjasë, po ashtu ishte neveritur nga ushqimi. Por, përkundër kësaj, ajo e pa atë duke ngrënë çdo ushqim që sillej, njërin pas tjetrit. Ajo nuk e kishte të qartë a e bënte ai këtë në shenjë respekti, apo me të vërtetë i pëlqenin ato ushqime.
Roman dashurie: Lulet e djegura (22)Lexoni edhe:
"Me gjasë e di se nuk ke nevojë të shkosh deri në këtë masë, apo jo?", i tha ajo, duke i pëshpëritur në veshin e majtë. "Çka po thua, more?", pyeti ai, duke ia ngulur sytë, meqë këmba filloi përsëri t'i dridhej. Ai ia shtrëngoi më fort gjurin, duke bërë që ai t'i qetësohej. Ajo ishte e bindur që ai i kishte lënë shenjat e duarve në gjurin e saj. "Këto gjella janë të mrekullueshme. E di, ushqimi mund të jetë një aventurë e vërtetë!", pëshpëriti ai. Para se ajo ta kishte ndonjë rast për të komentuar, foli nëna e saj. "Çka po pëshpëritni ju dy zogjtë e dashuruar atje?", në zërin e saj hetohej një dozë e urrejtjes dhe mërzisë, të cilën mund ta hetonin vetëm veshët e ushtruar të Clarke-s. "Vince sapo i lavdëroi këto specialitete, kjo është e tëra", u përgjigj Clarke, duke u munduar që ta ruante gjakftohtësinë.
Ajo e dinte se e ëma e saj nuk do ta linte me aq dhe se ajo më e keqja ende nuk kishte ardhur. "Oh, me të vërtetë?", pyeti nëna e saj, duke i zgurdulluar sytë. Clarke filloi që të bëhej edhe më shumë nervoze. "Epa, të paktën i dashuri yt paska shije të mirë, edhe pse kjo nuk mund të thuhet për ty". Pasi që i tha këto fjalë, zonja Bennett qeshi, duke u munduar që ofendimin ta mbështillte me një vello të hajgares. Colemanët qeshën me mirësjellje, derisa Clarke hetoi edhe sytë e të tjerëve duke e shikuar atë. "Më vjen mirë që ju shoh përsëri", tha zotëri Coleman, me shpresë se do ta ndërronte temën. "Dhe, me një mashkull përkrah". Clarke u përpoq që të mos i rrotullonte sytë apo të bënte ndonjë veprim të pamatur. Vince disi vërejti se ajo mund të ketë ndonjë problem dhe e zhvendosi dorën nga këmba, te dora e saj, duke ia fërkuar atë në një mënyrë qetësuese. Bashkëshortët nuk ishin asgjë tjetër, pos simbole të statusit në botën e nënës së saj. Clarke nuk ishte e pamartuar meqë askush nuk e donte atë, por për shkak se ajo nuk i donte ata. Ajo donte që të ishte e suksesshme pa emocione dhe përkushtime të tjera. (vijon)
(Kosova Sot Online)