Lexoni edhe:
Ngjarje e vërtetë: Faji i nënës më la i dashuri (7)
Ndoshta unë nuk isha ideale, ndoshta nuk isha e mëshirshme, por kjo ndodhi me arsye. Kisha frikë që përsëri të lëndohesha. E, çka nëse e kisha nënë? Kjo vetëm sa e përkeqësonte tërë situatën. Sikur të bëhej fjalë për ndonjë person tjetër, ndryshe do të sillesha. Vetëm e mbroja zemrën time, jetën time, atë jetë ku ajo kishte munguar që nga lindja ime. Atë moment kur më kishte braktisur, ajo kishte humbur çdo të drejtë ndaj meje. Në vend të fëmijës së vet, asaj i kishin interesuar paratë. Si të isha e mëshirshme ndaj një personi të tillë? Unë nuk mund ta bëja këtë. Roberti mund të më shpallte të pamëshirshme, mund të mendonte çka të donte për mua, por unë kisha vepruar ashtu sikur që kisha menduar se duhej të veproja.
Ngjarje e vërtetë: Faji i nënës më la i dashuri (7)Lexoni edhe:
Bazohesha te arsyeja e shëndoshë. Zemrën e kisha lënë anash në këtë rast. Edhe pse një pjesë e imja ende shpresonte se Roberti do të kthehej, ai nuk u kthye. Kalonin ditët dhe javët, por ai nuk bëhej i gjallë. Nuk më thërriste dhe nuk vinte te unë, duke dalë aq lehtë nga jeta ime, duke hequr dorë nga çdo gjë që ishte e mirë. Në zemrën time gjendej një shkretëtirë e madhe. Roberti më kishte lënë, kisha mbetur pa pronë dhe sikur çdo gjë kishte marrë një drejtim të padëshiruar. Mundohesha që të ndikoja në mendimet e mia, por kot. Për herë të parë në jetë nuk kisha fuqi që të luftoja. Më nuk i gëzohesha çdo dite të re. Isha e vetme, tmerrësisht e vetmuar. Kjo vetmi nuk do të më pengonte aq shumë sikur të mos ishin rrethanat e tjera ashtu sikur që ishin. Atë ditë, derisa kthehesha nga puna, Roberti më priste para hyrjes së ndërtesës. Mu afrua pa thënë gjë. Më kapi për dore, por unë menjëherë e tërhoqa dorën. Ai nuk kishte të drejtë ta bënte atë gjë. Atë të drejtë e kishte humbur që në momentin kur më kishte braktisur. Ai e kishte pritur një sjellje të tillë nga ana ime. E dinte se sa alergjike isha ndaj çdo padrejtësie, e ai kishte bërë padrejtësi të tillë me sjelljet dhe fjalët e tij. - A mund të bisedojmë? - më pyeti.
Jo - ia ktheva me të ashpër. - Krejt çka kemi pasur t'i thoshim njëri-tjetrit, tanimë ia kemi thënë - ia ktheva me krenari. Ai nuk mundej ashtu, të dilte dhe të kthehej në jetën time kur t'i tekej. Këtë nuk ia lejoja as nënës sime. Ai do të duhej të ishte sjellë në një mënyrë tjetër, në vend që ta merrte anën e nënës sime. - Jam mizore! Çka të bëj! Si duket e kemi në gjene këtë gjë - ia thashë për inati. - Kam vepruar në bazë të ndjenjave, e jo arsyes - tha ai. - Nëse e ke bërë këtë, atëherë vetë e ke fajin. (vijon)
(Kosova Sot Online)