Lexoni edhe:
Roman dashurie: Lulet e djegura (15)
Ajo i mbylli sytë dhe mori frymë thellë, para se të fillonte të lëvizte, duke e shikuar Vince-in për udhëzime. Ajo kopjonte çdo lëvizje të tij, duke u munduar që të mos gabonte. Zemra e saj rrihte fort derisa mundohej që ta mbante hapin me të gjithë. Ndjeu një vrull të adrenalinës derisa trupi i saj reagonte ndaj muzikës, thuajse pa menduar fare. Lëvizjet filluan që të bëheshin automatike dhe ajo e gjeti veten duke duartrokitur dhe duke rrahur këmbët për dyshemeje sikur gjithë të tjerët. "E sheh? Nuk është e vështirë", i tha Vince, derisa ajo bënte me kokë, duke lëvizur në ritmin e muzikës. Kur mbaroi kënga, ajo ishte e gatshme edhe për më shumë, duke vendosur që të rrinte bashkë me të tjerët. Ajo priste për të parë se cila do të ishte kënga e radhës dhe u ngri para Vince-it, kur filloi një këngë e ngadalshme. Ishte kënga "To Make You Feel My Love" nga Garth Brooks.
Roman dashurie: Lulet e djegura (15)Lexoni edhe:
Filluan që të formoheshin çiftet për të vallëzuar, apo për të dalë në shëtitje. Vince i zgjati duart dhe e shikoi atë në shenjë pyetjeje. Ajo pranoi pa hezitim. Ajo kishte pranuar që t'i provonte gjërat sipas tij dhe, deri më tani, ishte kënaqur. Pse të mos vazhdonte edhe më? Ndjeu sesi i nxehej fytyra derisa ai vuri dorën mbi dorën e saj dhe tjetrën në belin e saj. Ajo e vendosi njërën dorë mbi supin e tij dhe përsëri e udhëhoqi. Kënga ishte e këndshme dhe ajo nuk mund të mos iu kushtonte kujdes fjalëve. Flitej për një djalë, i cili i kishte thënë vajzës që e donte se, pa marrë parasysh sa kishte dyshime ajo te ai, ai do të ishte gjithmonë aty, për t'i treguar asaj se çka ishte në gjendje të bënte për hir të dashurisë që ndjente ndaj saj. Ajo pyetej se a ekzistonin ato ndjenja në botë, apo ato ishin vetëm fjalë të mira, të cilat të vijnë ndërmend kur sheh se je duke e humbur objektin e kënaqësive trupore. Ajo pasonte hapin e Vince-it, por më pas pa sytë e tij duke shkëlqyer. Ndoshta edhe ai ishte duke menduar për këngën. Ajo heshti në atë moment derisa mbaroi kënga, por sapo mbaroi kënga, ajo u nis për në rrugë. Ajo përqafoi veten meqë kishte filluar të rrëqethej.
Vince pasoi Clarke-n dhe i buzëqeshi asaj. "A po kënaqesh?" "Po, faleminderit", tha ajo me zë të butë. "Kurrë nuk besoj se do të mund të qëndroja në një ndejë pas darke, sikur të mos ishe ti edhe pse më vjen keq dhe kërkoj falje që t'u desh të më shihje në këtë gjendje". "E tëra që shihja ishte një femër e pasigurt e cila nuk di qartë si të ishte një nënë dhe një vajzë që luftonte për miratimin për të cilin nuk kishte nevojë", u përgjigj Vince. Clarke buzëqeshi me të, duke pëlqyer mënyrën sesi ai përshkroi gjërat. Ai ishte tepë ri mirë që t'i bënte gjërat e vështira të dukeshin aq të lehta. "Mendoj se është më mirë që tani të shkoj në shtëpi. Të falënderoj që ma tregove botën tënde", tha ajo, duke ecur deri te vendi ku ishte parkuar vetura. "Kjo nuk është bota ime, Clarke. E tërë bota është bota ime. Është edhe bota jote. Kjo është vetëm hera e dytë që vi këtu", shtoi ai. E, ajo e shikoi atë dhe buzëqeshi, meqë përsëri i dukej tepër seksi. Kishte diçka ngjitëse rreth buzëqeshjes së atij mashkulli, që e bënte të ndihej e lumtur. Kurrë më parë nuk kishte qenë në lidhje të vërtetë me ndonjë mashkull, meqë kurrë nuk kishte menduar se një lidhje e tillë mund të jetë e përjetë. Ajo kishte mësuar nga e ëma se dashuria dhe meshkujt janë të përkohshëm. Nëna e saj ishte një grua e zhgënjyer në dashuri.
(Kosova Sot Online)