Lexoni edhe:
Ngjarje e vërtetë: Na ndanë ambiciet batica e dashurisë e prindërve të tij (2)
A duhej të prisja edhe pak? Çka do të fitoja me këtë? Asgjë nuk do të ndryshonte. I telefonova nënës dhe i thash se kisha vendosur të ndahesha nga Leka. - Pse? - me gjasë as ajo nuk e kishte të qartë. - Leka është njeri i mirë - filloi ta mbronte ajo, apo thjesht nuk donte që unë të mbetesha e ve. - Nuk mundem më - i thashë, duke ia krisur vajit. - Nuk mundem", këtë fjali e përsërita disa herë. - Pse nuk po dilni të jetoni vetëm ju dy - më propozoi. - Leka nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë - i thash, meqë këtë e kisha kuptuar qëmoti. - Vepro si të duket më së miri. Hajde te unë, nëse veç vendosë që ta lësh atë - nëna, megjithatë, ishte në anën time.
Ngjarje e vërtetë: Na ndanë ambiciet batica e dashurisë e prindërve të tij (2)Lexoni edhe:
E demonstroi këtë në një mënyrë të përmbajtur edhe pse më parë kurrë nuk kishte qenë e tillë. Leka i pëlqente, në njëfarë mënyre e kishte pranuar atë sikur ta kishte djalë, djalin të cilin kurrë nuk e pati. E kuptoja. Ajo më mbështeste në gjithçka. Shpesh më kishte ofruar para, që të udhëtoja diku me burrin tim, por unë nuk kisha pasur kohë për një gjë të tillë. Tani kisha vendosur që të gjeja kohë për vete dhe për djalin tim. Që atë mbrëmje i bëra gati valixhet. Gjërat e mia dhe të Robertit i çova deri te automobili. edhe pse kisha marrë vetëm gjërat më të nevojshme, nuk mbetën edhe aq shumë gjëra. Nuk kisha kohë as për të blerë, por as para. - Çka po bën? - Dinorja kishte dalë që ta pinte një kafe.
Po shkoj - thash me vendosmëri. - Qysh? - tundi kokën, e paaftë që t'iu besonte veshëve. Më shikoi mua dhe valixhet. E kapi Robertin për dore. - Mund të shkosh, por pa këtë, më tha në mënyrë dramatike. - A e dini çka? - iu afrova te fytyra. Kurrë nuk kisha ndier një fuqi kaq të madhe dhe një zemërim të grumbulluar, sikur në atë moment. Nuk e di si nuk ia trusa shpullë. Këtë kurrë nuk do ta kuptoj. Ajo ma dirigjonte jetën, financat, kohën time të lirë, burrin tim, djalin tim. Roberti ishte djali im, si kishte guxim ajo të vepronte kështu?! - Mu hiqni sysh! - bërtita me të madhe. - Hajde - e kapa Robertin për dore. - Mosmirënjohëse - tha Dinorja me zemërim. Më pas pasuan të gjitha epitetet të cilat nuk i kisha dëgjuar kaherë në jetën time.
Edhe pse nga jashtë dukej si një zonjë, përbrenda ishte një fshatare e pistë, me një fjalor nga i cili do të turpëroheshin edhe ciganët. Disa minuta më vonë, isha rrugës për te banesa e nënës sime. Ndoshta isha duke gabuar, por kjo nuk kishte më rëndësi për mua. Më nuk mund të vazhdoja ashtu, nuk mund të jetoja në atë mënyrë. ndjeva një lehtësi kur e parkova automobilin. U ktheva kah Roberti. Ai ishte tepër i heshtur, sikur të kishte kuptuar krejt atë që ishte duke ndodhur dhe sikur të bashkëndjente me mua. - Këtu afër ka lodra - i thash me gëzim. - Të shkojmë atje?, sytë më shkëlqenin me një shkëlqim të ri, me atë që nuk ishte parë në sytë e mi me vite të tëra. - Në rregull - tha Roberti. Ishte evidente se edhe atij i pëlqente ky ndryshim. Mora topin nga gepeku dhe u nisa bashkë me Robertin. Asgjë nuk kisha zgjidhur me ta braktisur Lekën, por tani të paktën mund të priteshin ndryshime.
Diçka duhej të ndryshonte, por asgjë nuk do të ndryshonte vetvetiu. Ndjenja e lirisë sikur ma largoi dhembjen të cilën e bartja me vete dhe për të cilën nuk doja të mendoja. Qëndrova disa orë me Robertin në fushë të lojës. Nga të gjitha anët dëgjoheshin qeshjet dhe zërat e fëmijëve. U kënaqa sikur nuk isha kënaqur asnjëherë gjatë disa viteve të kaluara. Sa shumë gjëra më kishin ikur në jetë. Ndihesha keq për këtë, por tani nuk mund të bëja asgjë për atë që kishte kaluar. - Ku është babi? - më pyeti Robert duke më shikuar. Nëna na priti me ngrohtë
(Kosova Sot Online)