Roman dashurie: Batica e dashurisë (1)

  • E. /
  • 02 April 2022 - 14:48
Roman dashurie: Batica e dashurisë (1)

17 Gusht Emri im është Willow Avery. Po, ajo Willow Avery-aktorja. Ajo që ishte zhdukur për tre vite rresht. Ajo që fytyra e saj ishte nëpër të gjithë tabloidet në mëngjes. Atyre nuk ju intereson aspak pos të më shikojnë në sy - më shumë më japin vetëm agjenti dhe prindërit e mi, e dini si është kjo. Epo, së paku askush nuk e kishte ditur deri disa orë më parë. Dhe, puna është se unë gjithmonë kisha konsideratë rreth asaj se çfarë thoshin të tjerët për mua, ndërsa që bëja sikur nuk më interesonte. Pa marrë parasysh se sa shumë dhembte dhe a marrë parasysh çfarë bëja për t'u mos u dorëzuar, ishte një pjesë e sëmurë e imja që kërkonte miratim. Edhe sot e kësaj dite kjo më skalit si dëshpërim. Por tani, nuk më intereson nëse të gjithë e dinë të vërtetën për mua.

Tani, ekziston edhe ky djali dhe nuk po më pret mua. As atij nuk i intereson se e kam djallosur. Por, me sa duket të gjithë filmat e mire fillojnë me një mashkull . . . Kapitulli i parë 15 qershor Vozitësi, agjenti im kishte marrë me qira një veturë, nj SUV, që mezi e kishte ndalur duke frenuar, përballë një autobusit. Prapa Mercedes-it tonë, dikush nuk kishte durim të priste dhe kishte prekur burinë fort, madje dukej se nuk po e ndalonte për disa minuta. Kjo buri erdhi e mirëpritur sepse ishte diçka më e mire se sa heshtja e lodhshme që kur kisha konsumuar jetën time në gjashtë muajt e fundit. Kevin-i, agjenti im, nuk ishte aq durues. Ai u kthye nga aty ku ishte ulur dhe nga dritarja ia kishte ngritur gishtin e mesëm megjithëse ai ndoshta nuk kishte mundur ta vërente këtë. "Idioti i dreqit, le ta marrë një biletë. Kaq budalla qenka sa nuk e vëren se trafiku është i bllokuar", murmuriste Kevin. Më pas, duke rrotulluar sytë e tij, ai tha. "Kurrë nuk ndryshojnë disa gjëra, apo jo"? E kam kthyer kokën nga anash, sepse të ftohtit nga klima e veturë më godiste në fytyrë dhe më pas kam hedhur kokën jashtë dhe kam shikuar.

Afër nesh aty, një çift në një motoçikletë po prisnin që të ndizej e gjelbra. Të dy duart e asaj femrës kishin qenë të lidhura në belin e mashkullit derisa ai kishte future dorën për diçka në xhepin e xhinseve të tij. Ai kishte veshur xhaketë prej lëkure por se ishin tepër t ekspozua. Sikur mos të ishte për policinë, ata do të zhvisheni lakuriq. "Jo". E ndjeva ajrin e freskët. "Kurrë nuk ndryshojnë. Është çmenduri". Dhe ishte kjo çmenduria që e pëlqeja më së shumti në Hollivud. Sa çmenduri që ka, njerëzit kaq herët shfaqen me mënyra të ndryshme derisa të tjerët ende të përgjumur sillen nëpër shtrat.

Raundi i kaluar i rehabilitimit ishte krejt i kundërt. "Serenity Hills" ishte i qetë, i tëri me terapi, dhe gjithë ky "konfrontim me demonët personal për ta shpëtuar vetveten"-gjithë kohës. E kam urryer, por pas një ore, gjashtë muajt e mi ishin aty. Liria kurrë nuk kishte ndjenjë më të mirë. Kësaj radhe, nuk do e lejoja kaq lehtë. Kësaj radhe, do të isha më e mençur për ta kufizuar veten time, por duke mos iu shmangur realitetit. Shumë shpejtë mendimet mu sollën nëpër mend, duke u turpëruar nga vetja ime. Jo, kësaj radhe-kësaj radhe do të ishte më ndryshe se herëve të tjera. Isha më e sigurt se vetë ferri se kurrë më nuk do të kthehem në rehabilitim.(vijon)

(Kosova Sot Online)