Çfarë kuptimi kanë ëndrrat me s*ks?
Me siguri ju ka ndodhur që t’ju shfaqet në ëndërr një “mysafir i paftuar”, ndonjë me të cilin nuk e ndani krevatin. Por mos u shqetësoni, kjo nuk do të thotë se doni ta tradhtoni partnerin. Zakonisht ka të bëjë me atë çfarë ndodh thellë në psiqikën tuaj. Truri ju tregon se çka ju mungon në jetë, ndërsa seksi simbolizon dëshirën që këtë cilësi ta arrini në jetën tuaj.
Seks me ish-in
Në këtë mënyrë truri juaj lirohet nga emocionet, vecanërisht nëse ai ose ajo ju ka lënë. Nëse jeni tashmë në një lidhje të re, ëndrra e tillë mund të nënkuptojë se ju keni rënë në një rutinë. Ishi është shfaqur si një shenjë se duhet të nxisni pasionin.
Seks me një të panjohur
Para se të mendoni për diçka tjetër, duhet ta dini se i panjohuri jeni ju vetë. Kohëve të fundit a keni bërë dicka jashtë rutinës suaj, diçka që kërkon guxim ose kurajo të veçantë? Ai i panjohur ka hyrë në ëndrrën tuaj si dëshmi se ju jeni krenarë për arritjet tuaja. Njerëzit janë shumë narcizoidë në ëndrrat e tyre, thonë ekspertët. Pyeteni veten se si e shihni veten tek ai personazh.
Seks i ndaluar
Nëse në gjumë ju shfaqet burri i shoqes më të mirë, nuk do të thotë se ai ju tërheq, por ndooshta ka diçka që i mungon burrit tuaj.
Seks me femër
Nuk ka asnjë arsye që menjëherë të mendoni se e keni ndryshuar orientimin tuaj seksual. Jeni krenare për atributet e juaja femërore dhe kjo ëndërr më shumë manifeston arritjet tuaja sesa dëshirat seksuale jonormale.
(Kosova Sot Online)