Ngjarje e vërtetë: Na ndanë ambiciet batica e dashurisë e prindërve të tij (8)

  • E. /
  • 06 April 2022 - 15:54
Ngjarje e vërtetë: Na ndanë ambiciet batica e dashurisë e prindërve të tij (8)

habinë time, ai e hapi celularin. E përshëndeta. Pas përshëndetjes, pasoi një heshtje e gjatë. Nuk isha e përgatitur për të biseduar. Ishte evidente se nuk kishte qenë as ai. - Lekë - e thashë emrin e tij, vetëm sa për të fituar në kohë. - Silli letrat. Do t'i nënshkruaj - tha ai. Me mosbesim bëra me kokë. Sillej sikur të isha barrë për të, sikur donte që sa më parë të më hiqte qafesh. - Këtë e dëshiron? - e pyeta. Pasoi heshtja. Merrja frymë sipërfaqësisht. Fytyra ime filloi që të lahej në djersë. Djersa filloi që të më rridhte edhe nëpër tërë trupin. - Po. Silli - tha dhe e ndërpreu lidhjen. Vetëm gjysmë ore më vonë, gjendesha në shtëpinë të cilën e kisha lënë disa ditë më parë.

 I solle letrat për shkurorëzim? - më pyeti me neveri. - Sa e shpejtë je! Nuk mund të prisje? - vazhdoi me të njëjtin ton. Fjalët e tij më lënduan. Ato vetëm më dëshmuan se sa pak më njihte ai mua. - Erdha… - nuk mund të vazhdoja. - Pashë Zotin - thashë me zemërim. Të dua! Ti ke rëndësi për mua! Kjo është gjëja e vetme në martesën tonë që nuk ka ndryshuar. - Më braktise pa fjalë - nuk donte të pranonte arsyen pse isha larguar. - Provova të të them, por nuk më dëgjoje. Shikimi i tij vazhdonte që të ishte i zbrazët. Sillej sikur çdo gjë shikonte nga një planet tjetër, sikur të mos bëhej fjalë për të, për jetën dhe familjen e tij. - Edhe unë të dua ty, "por" … - kjo "por" tingëlloi çuditshëm. - Nuk ke fuqi për të luftuar, nuk ke qëllim. Nuk e konsideron martesën tonë të vlefshme për të luftuar për të? - Kjo nuk është e vërtetë - tha Leka.

E, çka është e vërtetë? - e pyeta. - Është e vërtetë se jam humbur, se kam renditur prioritetet gabimisht. Kishe të drejtë, do të duhej ta jetonim jetën tonë, e jo të përshtateshim me rregullat e të tjerëve. Çka nëse është bërë vonë për ne? - dëshpërimi vërehej në tonin e tij. - Nuk është bërë vonë - mundohesha që t'i jepja shpresë, aty ku shpresa nuk ekzistonte. - Nuk e do çka duhet bërë? - më tha ai. Buzëqesha. - Nuk do të jetë aspak e lehtë, por mund të tentojmë që ta shpëtojmë martesën tonë. Duhet të ndryshojmë gjithçka: veten tonë, situatën, gjithçka - dija çka i thosha, meqë edhe ai ishte i vetëdijshëm për këtë. - Sa për fillim, nuk i kam sjellë letrat për shkurorëzim. Kërkesën e bëra derisa isha i zemëruar. Mendoja se ti e doje këtë, por... Më puth, më ledhato - nuk e largoja shikimin nga fytyra e tij, e cila filloi që të ndryshonte. - Bëje atë që nuk e ke bërë me vite të tëra. Kupto që afër vetes e ke gruan të cilën vetë e ke zgjedh për ta kaluar të ardhmen - e theksova çdo fjalë veç e veç. E di se nuk do të jetë e lehtë që t'i zgjidhim të gjitha problemet, por po ashtu e di se do t'ia dalim. Sikur të mendoja ndryshe, nuk do të mundohesha që ta shpëtoja martesën, e cila nuk më kishte bërë të lumtur deri më tani, por që mund të më bënte në të ardhmen. Me atë shpresë, ia afrova buzët. FUND

(Kosova Sot Online)