Roman dashurie: Batica e dashurisë (6)

  • E. /
  • 07 April 2022 - 15:55
Roman dashurie: Batica e dashurisë (6)

E zemëruar, fillova ta bëja duq facoletën që e kisha në prehër. Clay, avokati im, kishte pasur mjaft kohë, por nuk ishte përgjigjur në letrat e mia rreth një biznesi, afër tri vjet më parë. Dhe, babai e nëna nuk kishin qenë aq të zënë, saqë të mos merrnin pjesë në takime në emrin tim, por ata kishin dërguar agjentin tim që të më merrte këtë mëngjes. E pabesueshme. "Duket sikur i keni paramenduar të gjitha", thashë. Cooper ngrehu hundën. "Deri te momentet kur ti shkruan grafite në ulëset e parkut kur nuk je me mua", tha ai. Kushedi pse, këto fjalë u dukën më të ashpra për shkak se i tha ai, me theksin e tij të butë. I rrotullova sytë, duke e shikuar përtej tavolinës, duke bërë të pamundurën për ta ruajtur buzëqeshjen.

Atij iu skuq fytyra duke u munduar që të qeshte me zor. Dhe, ky duhet të më ushtrojë për rolin tim? Ai mezi arrin që të hajë bukë, pa qeshur me mua. "Ik, idiot", i thashë. Më pas, u ktheva kah Dicksoni duke kërkuar. "A do ta bëj ai këtë derisa të më trajnojë"? "Natyrisht se jo, ai vetëm po bën shaka", tha Dickson sikur të ma bënte qejfin. Më pas, zëri i tij u bë serioz. "Ti me të vërtetë je e vetmja që përshtatet me këtë rol". Fjalët e tij do t'i dëgjonte çdo aktore, qoftë edhe ato që do të hezitonin t'i ktheheshin punës. James Dickson ishte njeri i drejtë; puna me të rreth shfaqjes "Sleepless" ishte lojë. Dhe, ajo që kishte më shumë rëndësi, isha trokë. Agjenti im kishte të drejtë. Kisha nevojë për këtë rol. "Ju dy do t'i profilizoni detajet?", pyeta. Pyetjen ia drejtova Dicksonit dhe Keviniy, por për ndonjë arsye, sytë e mi u ndalën te djali i surfimit ("Surfer Boy"). Nuk më pëlqente mënyra sesi më shikonte dhe zgërdhihej. "Tanimë jam duke punuar në këtë", më siguroi Dickson. Duke larguar shikimin nga Cooper, sytë më shikuan te producenti i ri. Mundohesha që të mendoja rreth çdo gjëje që do të fitoja duke e bërë këtë punë, e jo të punoja me atë idiotin me të cilin më duhet që të rri çdo mëngjes.

Cooper ende ishte aty. "Do ta bëj këtë", i thashë, me zërin që më dridhej. Më pas, Dickson dhe unë rrokëm duart. Por, më vonë, atë pasdite, kur kishte përfunduar dreka dhe Kevin më përcolli te hoteli më i mirë të cilin mund ta paguaja, bëra kërkim për filmin më të ri të Dicksonit. M'u deshën që të bëja vetëm dy klikime që të zbuloja se një aktore kryesore kishte hequr dorë nga roli kryesor, për shkak të një konflikti rreth orarit. Kjo më bëri që t'i telefonoja Jessicas, njërës prej shoqeve të mia më të mira. U lajmërua sekretaria telefonike. "Jess, unë jam. Kam dalë jashtë, prandaj më thirr". Më pas u mundova t'i kontaktoja të gjithë ata që i njihja, duke përfshirë edhe prindërit e mi, por pa ndonjë sukses. Gjithkund më lajmërohej sekretaria. Ajo e nënës sime më nervozoi më së shumti. "Keni thirrur Tiffany dhe Jason Avery-n. Jemi për pushime në Paris, por do t'ju thërrasim kur të kthehemi...". E frustruar, e lashë celularin në krye të shtratit të hotelit. E ndeza TV-në dhe u ndala te kanali MTV, duke pritur dikë që të më telefononte. Por, as pasi më zuri gjumi dhe fjeta, celulari im nuk u dridh as edhe një herë. (vijon)

(Kosova Sot Online)