Lexoni edhe:
Roman dashurie: Batica e dashurisë (6)
"Më mirë është kështu", thashë, derisa "përqafoja" veten time. SIkur Jessica të më kishte thirrur, do të dilja me të dhe do të më hiqej nervozizmi. Kisha nevojë që të shfryhesha. Por, thënia e këtyre fjalëve dhe duke menduar këto mendime, nuk më zvogëlohej dhembja në gjoks. Shihja ëndrra, apo ankthe, rreth qebeve të buta, të kaltra. Dhe, pasi që më dilte gjumi disa herë gjatë natës, qaja derisa më merrte gjumi përsëri, duke urryer dobësinë time.
KAPITULLI I DYTË
Një trokitje në derën e dhomës së hotelit tim më zgjoi, duke më zgjuar nga një gjumë i rëndë. Për një moment nuk lëviza, duke u shtrirë në dritën e diellit. Për gjashtë muaj më kishte munguar zgjimi në dritën e diellit. Kjo ishte e mirëseardhur për mua, të paktën përkohësisht. Dera trokiti përsëri, e kësaj here u dëgjua edhe një zë i dobët, i cili thërriste emrin tim. Duke ofsharë mezi u ngrita, dola nga shtrati dhe eca me përtesë nëpër dysheme. Pasi që u shtriva, u afrova te dera për të parë se kush ishte. Ishte Kevini ai që qëndronte në korridor, me duart në xhepa, duke e kafshuar buzën e vet nga padurimi.
Roman dashurie: Batica e dashurisë (6)Lexoni edhe:
E dija më mirë se kushdo tjetër, se agjenti im shpenzonte më shumë kohë duke u marrë me mua, sesa me pjesën më të madhe të klientëve të tjerë të tij, megjithatë gjithmonë më terej fyti kur ai ma përkujtonte një gjë të tillë. nuk ndihesha mirë për shkak të mungesës së dëshirës për të bashkëpunuar, përkundër asaj që ai kishte bërë për mua. Natyrisht, jo të gjitha sugjerimet dhe përpjekjet e Kevinit nuk e kishin efektin që ai do ta dëshironte. Mora frymë thellë, me qëllim që ta ktheja mbrapshtë thartirën e lukthit, e cila kishte filluar që të më ngrihej lart. E hapa derën dhe Kevin hyri me të shpejtë brenda, duke mbajtur një dosje nën sqetull dhe një valixhe me rrota duke e tërhequr zvarrë. E mbylla derën dhe numërova deri në dhjetë për ta qetësuar veten, në mënyrë që të mos thosha asgjë për çka më pas do të pendohesha.
Kur bëhej fjalë për Kevinin dhe prindërit e mi, isha e prirë që të bëja gabime të tilla. Kur u ktheva dhe e shikova, pashë se ai kishte një buzëqeshje sarkastike në fytyrë. "Edhe ty mirëmëngjesi", i thashë, duke kryqëzuar duart dhe duke u mbështetur për muri. Duke e hedhur valixhen në mes të shtratit, Kevin filloi me të tijën, por pasi më shikoi edhe një herë më mirë, u ndal dhe më pyeti: "A është çdo gjë në rregull, Willow?" Si duket ai befasohej që edhe tani më shihte "të pastër". I rrotullova sytë në mënyrë dramatike dhe u ngrita në majë të gishtave. "Nuk jam e varur nga substancat", i thash. Por, në realitet, do të doja të dehesha, meqë më e mirë ishte dehja, sesa ndjenja e turpit dhe sikletit. Ai e tundi kokën dhe, pas disa çasteve, tha: "Je më e bukur kështu, esëll". Vendosa që të mos reagoja ndaj kësaj. E preka zinxhirin e valixhes me gishtin e këmbës. Zinxhiri lëshoi zërin e tij karakteristik, të metaltë. "Çka është kjo?" "Tiff dëshironte që t'i kishit ca nga rrobat tuaja me vete. Ajo ka rregulluar dhe është përkujdesur për çdo gjë tjetër që mund të kesh nevojë, që këto gjëra të dërgohen në shtëpinë tënde me qira në Honolulu". (vijon)
(Kosova Sot Online)