
Lexoni edhe:
Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (11)
- Mrekulli! - tha Moira. Catherine e vështronte. Ishte e sigurt se vajza për herë të parë ishte kaq e shkujdesur, prej se ajo e njihte atë. - Catherine! - tha Patrick, pasi që doli në kuvertë. - Eja, duhet të bisedojmë. - Sa mirë që na more me anije... - Ju mora? Ju vërejta vetëm pasi që tanimë kisha dalë në ujë. - Qetësohu, çdo gjë është në rregull, duhet të mendoj mirë e mirë për gjithçka. - A nuk të duket që unë dhe Romani kemi mjaft probleme tona? - E di dhe më vjen keq. Romani më tregoi se dje ishit te Cathleen. - Dmth, Romani së pari erdhi te ti.
Më vjen keq që jeni grindur. - Atëherë këtë e manifeston në një mënyrë të çuditshme. - Nëse e do dikë, kjo nuk dmth se pajtohesh me të në çdo moment. - A vlen kjo edhe për ty? - Në rastin tim dhe të Romanit nuk bëhet fjalë vetëm për mendime të ndryshme. - E njëjta gjë vlen edhe për raportin midis ne të dyve - ia rikujtoi Patrick. - Mbrëmë më puthi - tha Catherine, sikur të mos thoshte ndonjë gjë të rëndësishme. - Çka, çka?! - Më puthi - përsëriti ajo dhe shtoi: - Edhe unë atë. Patrick mezi përmbahej që të mos qeshte. - Dhe? - Dhe, asgjë! Nuk ka arsye që të shqetësohesh. - Mjafton fakti që je udhëtare ilegale në anijen time.
Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (11)Lexoni edhe:
Për këtë shkak je këtu, apo jo Catherine? Je frikësuar se do të dashuroheshe përsëri në të. Duhej ta dija se do të ndodhte kjo... - me dorë kërkonte t'i mbronte sytë nga dielli i mëngjesit. - Shiko, po na afrohet motoskafi. Aty gjendet Romani! Romani me zemërim i bërtiti vëllait: - Ndal! Patricku e dëgjoi, e më pas Moirën e vendosi nën kuvertë. - Je i shqetësuar - tha Catherine duke i buzëqeshur Romanit si pa sherr. - I shqetësuar? Nuk e ke idenë se çka ke bërë. Reta thuajse është çmendur, e edhe unë jam duke shkuar asaj udhe. - Ma mori mendja që mua dhe Moirës do të na bënte mirë një ditë në det. - Kaq ke për të thënë? Ky për ty është piknik?! Aspak nuk ke menduar sesi do të ndihesha unë? - iu afrua aq shumë, sa që ndjente ngrohtësinë e trupit të tij. nuk mundej as të mendonte, e as të merrte frymë.
Çka mendoje, si do të reagoja pasi që ta merrja vesh se kishe ikur? - E dija se do të ishe i zemëruar. - Dhe, përkundër kësaj ike. Për shkak të Moirës? - Jo, por për ta mbrojtur veten. - D.m.th. kësaj i je frikësuar? - Romani lëshoi lehtazi buzët e tij mbi buzët e saj dhe në atë moment që të dy i kaploi eksitimi. Duke iu ngjitur për trupi, ofshau. - Do të doja të ishim vetëm - pëshpëriti Romani. - Edhe unë - pranoi Catherine. - Mos u shqetëso, kur të kthehemi do të jemi vetëm.
Para se të ndodhë kjo do të ketë shumë stres. - Nuk ka dyshim. Joe e ka alarmuar rojën bregdetare. Mezi e binda që të na priste në port. Catherine u shkëput nga ai. - Dmth, ai është duke e pritur Moirën? - Po, por jo që ta marrë, por që të bisedojë me të. - Mirë, po shkoj që të bisedoj me Moirën. Do të ta dërgoj Patrickun. Edhe ju të dy duhet t'i qartësoni disa gjëra. Jam e sigurt se midis jush çdo gjë do të jetë në rregull. Mos ia vështirëso! - Nuk ma merr mendja se një gjë e tillë është e mundshme... - Natyrisht që është. Ti gjithmonë gjen zgjidhje për njerëzit që kanë probleme. Unë kam besim te ti. - Pse? - në sytë e tij u shpreh një shkëndijë shprese. Catherine i buzëqeshi duke i dhënë shpresë, prandaj u ngut që të shkonte nën kuvertë.
Romani e shikoi Patrickun i cili shkonte në drejtimin e tij. E dinte se ky do të ishte momenti vendimtar për raportin e tyre të mëtejmë. - A do të më hedhësh në ujë? - Nëse do të jem i detyruar. - Catherine mendon se duhet të pajtohemi. - Nuk jam i sigurt se kjo do të jetë e mundur - tha Patrick. - Ndonjëherë mendoj se jemi në rrugë të mirë, por më pas më kujtohet se ende je në anën e nënës dhe babait. (vijon)
(Kosova Sot Online)