Roman dashurie: Në shikim të dytë (10)

  • E /
  • 23 May 2022 - 15:55
Roman dashurie: Në shikim të dytë (10)

- Më thërrisni në emër, ju lutem! Harad! Nuk ka nevojë për gjëra të tilla! - Atëherë... - e pasigurt kishte ulur krahët. - Atëherë edhe ju më thërrisni në emër ... Jaida... - keni emër të bukur Jaida - ia tha këtë, edhe një herë duke e shikuar. - Të shpjegoj... Kur kam thënë se kjo do t'ju kushtohet juve, kam dashur të them se do të bëjmë ashtu si thua ti, të hamë atë që ju e porosisni, të flasim për atë që ju e propozoni. Do ta respektoj secilën dëshirë tuajën. Absolutisht secilën. Kishin kaluar njëzet minuta nga momenti kur Jaida ishte ndier e hedhur, e lënë pas dore,e tash me shpejtësinë e dritës ishte kthyer në fron. Ishte bërë mbretëreshë. Kështu ndihej pranë Harad-it. Thuajse kishte vlerë për secilin fjalë të tij, secilin shikim, me secilin gjest.

Thuajse gjithçka i takonte asaj, thuajse të gjitha i meritonte. I ishte shumë falënderuese që përmes tij kishte parë dritën e jetës, në krahasim me ato që Ia kishte dhuruar Marcus-i. Kishte arsye të ishte e lumtur me veten e saj, që të mbushej me krenari, por në vend të kësaj, disi ishte shumë e pikëlluar. Ishte e pikëlluar që Marcus-i nuk kishte shikuar me sytë e Harad-it, që ai nuk e kishte kthyer në fron, se e kishte lënë në fund, atje ku mund të vërehej vetëm nga Marcus-i. Ishte tmerrshëm i padrejtë ndaj saj, e kjo bindje e kishte tmerruar. Nëse një sheik i bukur ka mundur ta trajtonte si mbretëreshë, vallë mos Marcus-i nuk kishte vërejtur asgjë te ajo që ia vlente? E kishte lutur Harad-in që të kthehej në apartament.

Mendonte se nuk ishte e drejtë të rrinte me të e të mendonte për tjetrin. E, përsëri, nuk po i shkohej në apartament. Atje, vetmia mund ta përpinte. - Jeni shumë i këndshëm Harad - e kishte shtyrë veten ta thoshte këtë. - Mund të ulemi, nëse nuk keni gjë kundër. Jam shumë e uritur, marrë parasysh se sot kam ngrënë vetëm kafjall. - Propozoj ta fillojmë darkën me sallatë me fruta deti, e gjellë kryesore të kemi mish qengji, arra indiane dhe salcë - i tha ai, derisa ia kishte lëshuar një sy menysë. Por, natyrisht, ju mund të zgjidhni çfarë të dëshironi. - Jo, pajtohem me zgjedhjen tuaj. Vetëm lus të na sjellin pak bukë në tavolinë. Jam e uritur. - A ju pëlqen kuzhina arabe Jaida - e pyeti, me shikimin e tij të zjarrtë. - Kam frikë se nuk e kam shijuar edhe aq - ia ktheu, duke mos mundur të fokusohet te ai, që e shikonte thuajse ishte femra e vetme në botë. Ajo kishte ngritur dorën, sepse qaforen e kishte të shtrënguar. - Diçka nuk është në rregull - Harad-i menjëherë u ngrit, i gatshëm t'i ndihmonte. - Jo... - ia ktheu shpejtë, duke rregulluar kopsën, me dëshirën që ta hiqte fare. - Gjithçka është në rregull... - i tha, edhe pse kishte përshtypjen se ajo qafore po e ngulfate. (vijon)

(Kosova Sot Online)