Lexoni edhe:
Roman dashurie: Në shikim të dytë (20)
Ti, i poshtër... - Marcusi i mori hyxhym Haradit, por pa dashur rrëzoi Jaydan në dysheme, meqë ajo instinktivisht lëvizi anash. Menjëherë u ul në gjunjë, për të parë mos ishte lënduar. - Jayda... - shqiptoi i shqetësuar emrin e saj. - Si je? A të dhemb ndokund? - Më lër që të flas me Haradin, të lutem - i tha me sy të mbyllur, duke mos u ngritur nga dyshemeja. Marcusi u hamend disa minuta, e më pas kuptoi se nuk kishte tjetër zgjidhje, pos që të largohej. Ai atë mbrëmje, ndoshta mund ta pengonte Jaydan që të fliste me Haradin, por nuk kishte dyshim se ata të dy mund ta gjenin mënyrën që të bisedonin dhe të shiheshin menjëherë më pas. Duke u larguar e shikoi shtrembër Haradin, sikur për t'ia bërë me dije që të mos bënte diçka për çka, më pas, do të pendohej. - A është e vërtetë kjo, Harad? - Jayda vazhdonte që të qëndronte në dysheme, kur ia bëri këtë pyetje.
Roman dashurie: Në shikim të dytë (20)Lexoni edhe:
A është e vërtetë që ke ardhur në SHBA për të mu vardisur? - Po, e vërtetë është - i tha ai, pa hezituar, duke i ndihmuar që të ngritej. E vuri para vetes dhe i buzëqeshi me butësi. - Më habit fakti që nuk e ke parashikuar ardhjen time... që nuk ke kuptuar çka ndjej për ty... - Ndien? - belbëzoi ajo, jo e gatshme që t'i pranonte shpalljet e dashurisë së Haradit. - Mendoja se ishim vetëm miq... - As në ëndërr! - tha ai me ashpërsi. - Ti për mua je femër, Jayda, një femër të cilën do të doja ta njihja më shumë, me të cilën do të doja ta kaloja një kohë më të gjatë. Eja me mua në Nju-Jork - ia bëri këtë propozim me një lehtësi të madhe.
Do t'i kesh të gjitha ato që i ke këtu, bile edhe më shumë. Nuk do të kesh asnjë obligim ndaj meje. vetëm të përpiqesh që të më duash, ashtu sikur unë që të dua ty. Ai ia kapi dorën dhe deshi t'ia puthte, por Jayda nuk e lejoi. - Ti e di që unë e dua Marcusin... - i tha me zë të ulët. - Ta kam thënë këtë... - Po. Por, shpresoja që, gjatë shoqërimit tonë në Dubai të kishte ndodhur diçka midis nesh... ndonjë shkëndijë... diçka që do të mund të ketë bërë ta harroje Marcusin. - Më vjen keq - tha Jayda, duke bërë me kokë. - Nuk e kam harruar... ende e dua. Edhe ty të dua, por si shok... Haradi u mërzit shumë kur i dëgjoi këto fjalë. Shihej se nuk e kishte pritur një gjë të tillë, se kishte shpresuar për një rrjedhë tjetër të ngjarjeve.
Jayda... - tha duke ofsharë. - Ky njeri nuk është për ty... ai është i martuar! Sikur të të donte, do ta linte gruan dhe do ta zyrtarizonte lidhjen me ty! Jaydas iu dridh mjekra, por megjithatë e ngriti shikimin lart. - E di që Marcusi nuk më do - e kishte shumë vështirë ta thoshte këtë. - Bëhet fjalë se unë e dua atë. Dhe po, për këtë shkak nuk mund ta dua asnjë mashkull tjetër. - Mund të provosh... - Haradi nuk mundej pa e provuar edhe këtë kartë. - Jo, nuk mundem. Këtë e di që tani. tanimë kam tentuar që ta imagjinoj jetën pa të, por më kot. Haradi nuk donte që të hiqte dorë nga Jayda, por ishte mjaft i arsyeshëm sa që të shihte se nuk mund ta bënte për vete, pa marrë parasysh çka do të bënte. E shikonte me keqardhje, por edhe me mrekulli. - Nuk e di a është i vetëdijshëm ai njeri sa me fat është. Ai është njeriu i vetëm në tërë botën, të cilit ia kam lakmi... për shkak se e gëzon dashurinë tënde. Jayda iu afrua dhe ia vuri duart mbi supe. - Edhe ti, një ditë, do ta gjesh dashurinë. Jam e sigurt për këtë! (vijon)
(Kosova Sot Online)