Lexoni edhe:
Frika dhe stresi na bëjnë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve
Nëse ju mungon ndjenja e të dashuruarit , përpiquni ta zgjoni njëherë në vetvete, pastaj nisuni në “gjah” të një mashkulli i cili do t’jua plotësojë jetën.
Shumica e femrave ankohen që assesi nuk po arrijnë të gjejnë mashkull të lirë. Ç’është e vërteta, situata në “tregun” mashkull-femër kurrë nuk ka qenë më konfuze.
Frika dhe stresi na bëjnë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeveLexoni edhe:
Qe sesi mund t’ia lehtësoni gjërat vetes dhe, më poshtë po sjellim disa nga vendet ku është më lehtë të gjesh një mashkull të lirë.
Në palestër apo evenimente sportive
Sporti ju ngjall në përgjithësi shumë emocione meshkujve. Prandaj në palestër apo në një eveniment sportiv ku ti shikon një mashkull që të tërheq, ke mundësinë të fillosh bisedën me të për interesat tuaja të përbashkëta.
Në klub, disko apo ‘party’
Klubet, baret dhe diskotekat janë në përgjithësi vende që frekuentohen shumë nga beqarët. Gjithashtu evenimentet e ndryshme, si për shembull ditëlindjet, party, eventet kulturore etj., janë një mundësi e mirë për të njohur meshkuj të lirë.
Në udhëtime apo pushime
Udhëtimet rezervojnë shpesh surpriza të këndshme romantike për beqarët. Nëse të ndodh të takosh një mashkull tërheqës në pushime, je në momentin më të përshtatshëm për të filluar një romancë e cila mund të bëhet edhe lidhje serioze. Të qenit larg stesit dhe rutinës së përditshme, ju bën më të qetë e më të lirshëm, prandaj ti pa ndrojtje mund ta pyesësh atë të të tregojë më shumë për veten, profesionin, hobet e veta etj…si dhe ti flasësh për veten.
Në kurset e kërcimit
Këto kurse, përveç se frekuentohen nga çiftet, frekuentohen edhe nga beqarët, që e gjejnë kërcimin një mënyrë argëtimi, kalimi kohe dhe anti-stres. Një kërcim i përbashkët me mashkullin që ty të tërheq mund t’ju afrojë shumë dhe aty do të kuptosh nëse ka kimi midis jush apo jo.
Në rrjetet sociale dhe ueb-faqet e lidhjeve
Në vend që të humbasësh kohë të tepërt duke dalë, ti mund të kërkosh kandidatin ideal edhe direkt nga shtëpia përmes internetit dhe të komunikosh paraprakisht me ta, para se të vendosësh se me kë dëshiron të dalësh. Një mjet tjetër ndihmës janë edhe ueb-faqet e dedikuara të njohjeve dhe lidhjeve, që po ashtu si ti janë duke kërkuar shpirtin e tyre binjak.
“Për mua ishte arritja deri në pikën e njohjes së atyre plagëve të thella që mbartim me vete dhe tejkalimit të tyre për të filluar një jetë të re.”
(Kosova Sot Online)