Roman dashurie: A mund të të vardisem? (10)

  • E. /
  • 14 July 2022 - 15:54
Roman dashurie: A mund të të vardisem? (10)

Marcu u ngrit dhe hyri në dhomë, ku e vendosi ushqimin në ormanin e natës. Ia dha asaj një kuti me facoleta. "Fshije hundën, shpirt. Dua që të hash diçka, e më pas do të bisedojmë. Në rregull?" Claire fshiu hundën dhe lotët nga fytyra. Më pas i shikoi gjërat që ai ia solli në tabaka. Një enë me pemë, një kifle me gjalpë, një vezë e zier dhe një filxhan çaj. "Të bëftë mirë, Claire." "Marc, nuk më hahet!" "Claire, të lutem. Provo që të hash diçka. Këto pemë i kemi blerë vetëm për ty". Clarie ofshau dhe vendosi një copë banane në gojë.

Vërejti se, me të vërtetë, e kishte kapluar uria. Dhembja ngadalë i zbutej derisa hante, por e dinte se kjo ishte vetëm e përkohshme. Pasi mbaroi së ngrëni, u kthye kah Marcu. Qëndronte ulur afër shtratit të saj në një karrige të thurur dhe vetëm tani ajo vërejti se sa i tendosur ishte ai. "Kada si se posljednji puta naspavao?" upitala je. "Ne sje?am se" u përgjigj me buzëqeshje. "Darlene më tregoi se nuk ke fjetur mjaft. Ndoshta sonte do të flemë më mirë". Marc filloi që të fliste rreth veprave artistike të cilat i kishte blerë në Hong Kongu dhe i tregoi për disa ndodhi interesante që i kishin ndodhur rrugës.

Por, Claire mezi e dëgjonte. Përnjëherë bërtiti me dhembje. "Nënë, kurrë nuk do të të shoh më, nuk do të mund të të them të dua! O, Zot... " Marcu u ngrit dhe e përqafoi. "Pse duhej të vdiste?" Qante Claire. "Tani nuk e kam askënd, jam krejt vetëm". Marcu e përqafoi fort. "Shpirt, nuk guxon të dorëzohesh. E tillë është jeta. Por, dhembja nga dita në ditë do të zbutet. Koha shëron të gjitha plagët. Dhe, nuk je e vetme, zanë. Unë jam me ty". "O, Marc, si e ke përballuar situatën kur humbe prindërit dhe gruan? E, e ke dashur edhe nënën time, apo jo?" Në fytyrë iu shfaq ndjenja e dhembjes. "Gjithmonë është vështirë dhe keq kur humbë dikë që e do.

E kam dashur edhe Lynnin, por jo ashtu si mendon ti. Kemi pasur një lidhje jo të rëndomtë, por do të të tregoj më vonë. Tani më mirë është që të flesh paksa". "Faleminderit, Marc. Për gjithçka". Një kohë të gjatë ai heshti."Jeta ime pa ty do të ishte e shkretë", tha qetë. "Natën e mirë", pëshpëriti Claire. Ajo hetoi se Marc zbuloi më shumë sesa që, në fakt, kishte dashur. Marc u shtri në kauç në dhomën e ditës, vetëm me brekë, dhe provoi që të flinte. Ishte tepër i lodhur, por i tendosur, që të mund të flinte. Më pas dëgjoi zërin e Claires, të qetë, sikur pëshpëritja. "Kam frikë nga terri". Marc u ngrit dhe e ndezi dritën. Claire mbeti në derë sikur fëmijë i frikësuar.

Ai iu afrua dhe e përqafoi. "Më vjen keq që sillem sikur bebe", tha ajo. "Por, vazhdimisht e shoh të njëjtën ëndërr. Ti, unë dhe nëna jemi në Angli, e më pas ajo rrëzohet përpara dhe... " Marcu e mori në krahë dhe e dërgoi në dhomë. E lëshoi me butësi në shtrat dhe u shtri afër saj. Ajo iu afrua atij. Marc filloi që t'ia ledhatonte fytyrën. "Fli, shpirt. Nuk ke nevojë të frikësohesh më". "Nuk do të më lësh vetëm?" "Jo", e bindi ai. ,Clarie u rrotullua edhe dy-tri herë, e më pas Marc hetoi se si trupi i saj u relaksua. Ai vazhdoi që ta ledhatonte edhe pasi që ajo fjeti. Hetoi se si filloi t'i zgjohej epshi. Më mirë të kthehej në dhomën e ditës. Por, sikur t'ia kishte lexuar mendimet, Claire iu avit dhe iu ngjit për trupi. Jo, nuk mund ta linte vetëm. Përnjëherë iu kujtua biseda, të cilën kohë më parë e kishte bërë me Lynnin. (vijon)

(Kosova Sot Online)