Lexoni edhe:
Ngjarje e vërtetë: Pas tërë atyre viteve (3)
Në fshat shkonte herë pas here. Edhe përkundër ardhjeve të saj të rralla, ne kishim mbetur shoqet më të ngushta. Ajo ishte e pasur, prandaj shpesh më ftonte që të shkoja tek ajo, duke më thënë se do të më ndihmonte. E refuzoja ftesën, duke u frikësuar për nënën. Nuk do ta kishte lehtë që të jetonte vetëm. Ajo gjithmonë mërzitej, sa herë që i thosha se do të shkoja për të jetuar te Ganja. Por, pasi që më përjashtuan nga puna, nuk më mbeti zgjidhje tjetër.
Njëkohësisht isha edhe e lumtur, por edhe e pikëlluar. E lash nënën me lot në sy, duke luftuar për jetën e saj, pranë babit i cili ishte alkoolist, por në të njëjtën kohë më vinte mirë që shkoja për të jetuar te Ganja ime, ku do ta filloja jetën nga fillimi. Ganja ishte e gjallë, e gëzuar, e buzëqeshur... Mund të them se ajo ishte plot jetë, e gëzuar dhe dinte si ta jetonte jetën. Donte edhe të kënaqej dhe t'ia bënte vetes qejfin. Ajo filloi që të më ndihmonte. Pasi që arrita në qytet, më pëlqente ideja që isha në të njëjtin vend me të dashurin tim. Por, Llukman për momentin gjendej në Itali, gjë që e mora vesh me vite të tëra më vonë. Me të vërtetë nuk dija çka të vishja sonte. Ndonjë fustan? Jo, jo.
Ngjarje e vërtetë: Pas tërë atyre viteve (3)Lexoni edhe:
Do të mendojë se punoj në ndonjë shkollë. Ndonjë fund? Jo, sepse do të mendojë se këndoj në korin e kishës. Një pallto? As këtë, meqë mund të mendojë se jam punësuar në bankë. Për Zotin, unë jam artist i lirë. Unë shkruaj, vetëm shkruaj. A do të më besojë sikur t'i them se nga kjo unë jetoj? Jo! E, kush është ai, apo ajo, që në ditë të sotshme jeton nga të shkruarit? Kush blen libra në këtë kohë? Nuk e di. Do të gjendem disi. Mendoj. Për çka do të flasim? Çka do t'i them? Kaq shumë pyetje. Mundohem ta marr veten dhe të vendosi çka të veshi. Një pallto dhe një fund.
Flokët do t'i lëshoj. Pak grim dhe kjo jam unë. Taka? Jo. Ka vite që nuk i përdor. Më dhembin këmbët. Buzëkuq të kuq, apo ngjyrë vjollcë? Nëse përdori buzëkuq të kuq, ai do të mendojë se jam duke iu vardisur, e nëse përcaktohem për buzëkuq ngjyrë vjollcë, atëherë nuk do t'i theksoj buzët sa duhet. "Suzana vej çka të duash. Të paktën Llukmani të njeh më së miri". Ngadalë dita kalon. Askujt nuk i tregoj se do të dalë në darkë me Llukmanin, as motrës sime. Ajo do të befasohej. Aq shumë kishte dashur që Llukmani të bëhej dhëndri i saj. Ka vite të tëra që dëgjohemi herë pas here.
Ajo ka doktoruar në bioinxhiniering dhe e ka klinikën e vet private në Berlin. Është çudi sesi ato miqësi në të cilat mund të bësh be, në fund zhduken. Nuk është se miqësia jonë ishte zhdukur, por nuk ishim duke e mirëmbajtur. Jeta na kishte ndarë. Megjithatë, përgjatë tërë këtyre viteve, nuk takova asnjë shoqe në qytet. Nuk kisha fat as në dashuri, e as në miqësi. Mendoja se si kisha jetuar tërë këto vite pa miq dhe dashuri. Edhe pse nuk do të duhej të mendoja për gjëra të tilla, meqë këto janë tema të rënda për mua. Mundohem që të mendoj për gjëra më të mira. Ngadalë përgatitem. E veshë fundin e kaltër deri në gjunjë. Pallton e zezë dhe këpucët e zeza, të rrafshëta. I lëshoj flokët dhe vendos buzëkuqin rozë, pak pudër dhe parfum. Kjo do të mjaftojë. Kurrë nuk kam dashur që t'i bëj të tjerët për vete me veshjen time, e sidomos atë. Gjithmonë e bëja për vete me diçka tjetër, p.sh. me buzëqeshje dhe dashuri. Ndoshta për këtë nuk e kisha bërë për vete vazhdimisht... apo ndoshta po.
Do të shohim a është i lumtur. Nuk kam shtëpi as familje. E kisha vetëm motrën, e edhe ajo ishte larg. Jetoj në periferi, prandaj nisem më herët. Nuk mërzitem se kush do ta presë kë. Jam e sigurt se kjo është një dashuri ku nuk ka rëndësi kush kë dhe sa e do. Rëndësi kishte që duheshim, por që nuk ia kishim dalë. Gjithmonë nëna më thoshte se dimri zgjatë deri në Shëngjergj, e ndoshta edhe ndonjë ditë më shumë. Nëna ime me gjasë do të më pyet edhe për
(Kosova Sot Online)