Lexoni edhe:
Roman dashurie: A mund të të vardisem? (12)
"Oh, Zot! Ndalo, kam menduar se po shkojmë në plazh" tha me mundim. Ai qetë buzëqeshi dhe u mbështet në gjoksin e saj për të mundur ta puthte me pasion. ''Kjo për pak kohë mundet të mjaftojë. Më duhet më parë të ushqej e më pas do të shtrihemi në diell". "A e ke parë se sa shumë kostume të larjes Darlene ka sjellë? Me të vërtetë nuk e di se çfarë ka menduar". Ndaloi me puthjen. "Ndoshta Darlene është më e mençur se ne të dy së bashku". E kam shikuar dhe ai buzëqeshi. "Nëse nuk ndalojmë, gjithë ditën do të mbetemi në shtrat. Hmm... kjo nuk është ide e keqe". Claire ka futur duart nën bluzën e tij duke kaluar me gishtërinj nëpër gjoksin e tij. "Për të parën herë mbrëmë kam fjetur pa ëndrra dhe kur jam zgjuar isha kaq e lumtur dhe e kënaqur".
Roman dashurie: A mund të të vardisem? (12)Lexoni edhe:
Përsëri u shfaq ndërgjegjja. Sytë e saj flisnin për ndjenjat e saj më shumë se fjalët e botës. Me kujdes e ka puthur. "Më gëzon fakti që je e lumtur Calire. Të hamë kafjall". Kur Claire dhe Marc arritën në plazhin e bardhë, i kanë përshëndetur pelikanët dhe pulëbardhat. Derisa Marc kishte shtruar peshqirin, Claire tashmë kishte vrapuar drejt ujit. Duke hedhur shikimin prapa nëse po e përcjell Marc-u. Momentin tjetër e kishte arritur dhe e kishte kapur në duar. Ishin futur së bashku në ujë. "Ti i zhytur në mendime ... çfarë po mendon"? Buzëqeshja e tij ishte plot ngazëllim, derisa ajo ishte liruar nga përqafimi i tij. Kur uji e arriti deri në bel, u hodh në ujë. Kur i humbin ekuilibri, Marc-u filloi të notonte drejt saj. Po tentonte ta kapte, por ende nuk ia doli, ajo ishte para tij. Po buzëqeshte edhe me zë, kur e kuptoi se ai do ta fundoste porsa ta arrinte. E lodhur doli në plazh. Marc-u ishte pas saj. Me buzëqeshje në fytyrë të dy arritën në peshqir. Po ngopej me puthjet e tij.
Çfarë do të bënte nëse e humbet ndonjëherë? Tani kur e ka realizuar ëndrrën e saj dhe ka fjetur me të. Si mund ta imagjinojë jetën pa të? Janë shtrirë pranë, duke prekur gishtërinjtë e njëri-tjetrit. "A të pëlqeu uji", e pyeti. "Shkëlqyeshëm, kohë të gjatë nuk kam notuar në det". "Të duhet pak argëtim në jetë Claire". "Ke të drejtë". Marc ngriti kokën dhe e shikoi me buzëqeshje. "Sa i përket argëtimit...''. Shikimi i tij hasi te gjoksi i saj, që mund ta vërente përtej kostumit të zi. "Ti me të vërtetë je seksi Zonjusha Barton". "Hmm ... edhe ti je mjaft tërheqës dhe seksi".
Ia kishte ngulur sytë dhe po e vështronte. "Mendoj se më mirë do të ishte të kthehemi, nuk dua që të digjesh në diell". "Por Marc, vetëm sa jemi... "Ia mbylli gojën me puthje. Kur e tërhoqi nga vetja, ndjeu se si ishte e hutuar dhe po merrte frymë thellë. Kur ia tërhoqi këmbët në mes e kishte kapur dëshira dhe të dy po shikoheshin. "Ndal, jo në plazh" buzëqeshi. "A nuk ta thashë se duhet të kthehemi", tha me zërin e butë. Claire u nda dhe u shtri. Marc e shikonte i pikëlluar. Kostumet e ngushta të larjes ia kishin vizatuar trupin. Nuk ishte e bukur si Lynn ose Anne, por ishte magjike në një mënyrë tjetër. (vijon)
(Kosova Sot Online)