Ke mbushur 30 rrumbullak? Si e shihni dashurinë dhe marrëdhëniet në këtë moshë

  • E. /
  • 21 July 2022 - 12:15
Ke mbushur 30 rrumbullak? Si e shihni dashurinë dhe marrëdhëniet në këtë moshë

Të gjithë i përshkruajnë të 30-tat si vitet kryesore.
Ju jeni rritur shumë, keni parë shumë dhe jeni pjekur shumë, me një ndjenjë të fortë se kush jeni dhe një besim se keni punuar shumë për të arritur ktu ku jeni.
Sidoqoftë, si në çdo moshë, ka presione shoqërore se ku duhet të jeni në jetë tani, duke marrë parasysh moshën tuaj.

Por cila është perspektiva juaj?
Sa ndryshe i shohim marrëdhëniet në të 30-at?

•Vlerësimi i jetës si beqare
Ju mësoni të jeni beqare,të lumtura dhe pranoni se duhet ta gjeni lumturinë vetë përpara se të gjeni dikë dhe se lumturia juaj nuk duhet të varet nga askush.

LEXO EDHE:

Pas motit fort të nxehtë, indianët martuan bretkosat për të sjellë shi

•Ju keni më shumë përvojë
Ju jeni m shumë të vetëdijshëm për këtë, dhe i kaloni gjërat me shumë më shumë besim, por edhe me më shumë kujdes.
Ju e dini se çfarë dëshironi dhe zgjidhni bazuar në atë që vërtet mendoni se është e drejtë për ju.

•Ju e perceptoni dashurinë ndryshe
Ju e kuptoni se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në një marrëdhënie dhe e kërkoni atë.
Ju filloni të kujdeseni më pak për atë që njerëzit duan që ju të bëni ose çfarë thonë njerëzit se si duhet të jenë dashuria dhe marrëdhëniet dhe filloni të kërkoni atë që thellë thellë e keni ditur të jetë ajo që dëshironi vërtet.
Kjo është me të vërtetë e rëndësishme sepse shpesh është një gabim në të cilin ne të gjithë biem më herët, që është futja në marrëdhënie që na kanë thënë se janë të drejta ose idealizimi i marrëdhënieve që mund të mos jenë në të vërtetë ajo që është më e mira për ne.

(Kosova Sot Online)